Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetin social "Twitter" ka shprehur keqardhje për shpjegimet e Presidentit për dekretet për kthimin e ligjeve në për sistemin e drejtësisë, për KLD-në dhe gjykatën administrative, por dhe ligjin për policinë.
Sipas Ramës për shqiptarët e botën kanceri është drejtësia, ndërsa për Presidentin Nishani problemi është qeveria.
Reagimi i Ramës në rrjetin social ka ardhur një ditë pasi Presidenti Nishani ka dhënë një intervistë për një media.
Gjithashtu kryeministri Rama përmes një postimi tjetër ka komentuar edhe për sesionin e ri Parlamentar, i cili sipas tij do të jetë sesioni i reformës rrënjësore të drejtësisë dhe thellimit të reformave anti-korrupsion në çdo fushë e pa dallime.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Me shume se keqardhje per "shpjegimet" e Presidentit! Per shqiptaret e boten kanceri eshte drejtesia per Presidentin problemi eshte qeveria!
— Edi Rama (@ediramaal) August 19, 2014
Gjithashtu kryeministri Rama përmes një postimi tjetër ka komentuar edhe për sesionin e ri Parlamentar, i cili sipas tij do të jetë sesioni i reformës rrënjësore të drejtësisë dhe thellimit të reformave anti-korrupsion në çdo fushë e pa dallime.
Sesioni i ri sesioni i reformes rrenjesore te drejtesise dhe thellimit te reformave antikorrupsion ne cdo fushe e pa dallime #Reformasndalet
— Edi Rama (@ediramaal) August 19, 2014
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)