'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë

Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të bënte komente të tjera në lidhje me hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.

Gazetarët insistuan me pyetje në këtë pikë, por fillimisht ai u shpreh se veliaj ndodhet i cenuar familjarisht nga gjyqi publik që po i bëhet, teksa shtoi se deri tani nuk ka parë asgjë konkrete, asnjë akuzë dhe asnjë person konkret.

Gjithashtu u shpreh se nuk e dinte se kush mund të ishte njeriu që ka bërë kallëzimin anonim, i lakuar si Nesti Angoni.

“Nuk komentoj se kush është Nesti. Mos me shtyni në ngasje, nuk kam asnjë koment, nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkrete. Kam ndjekur por nuk kam parë. Gjithsesi unë personalisht nuk dua të bëjë asnjë koment dhe natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë koment. Po e ndjekë me vëmendje të madhe, por pa uri, me shumë kujdes”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti i rëndë në Korçë-Bilisht, zbardhen detaje nga vdekja e pasagjeres greke! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë!

Aksidenti i rëndë në Korçë-Bilisht, zbardhen detaje nga vdekja e pasagjeres greke! Të dyja mjetet me shpejtësi, shoferi: Më doli para një kafshë!