Rama për ekonominë: Taksat u
rritën, vetë Banka deklaron fitime

Rama për ekonominë: Taksat u <br />rritën, vetë Banka deklaron fitime
ELBASAN – Partia Socialiste ka udhëtuar sot drejt qytetit të Elbasanit, ku prezantoi programin e saj “Për një rilindje shqiptare”. Kryetari i PS-së, Edi Rama, e ka konsideruar këtë takim si “ publikim i librit të katërt të programit, që është edhe një prej dy librave të ekonomisë!” Aty iu vu theksi problemeve ekonomike të Shqipërise dhe mundësive të ringjalljes së saj.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua nga kryetari i PS-së, çështjes së bashkimit kombëtar, aq shumë të përfolur, por jo sa duhet të realizuar. Bashkimi me Kosovën, tha Rama, është bashkimi jo nën një qeveri apo nën një mbret, por vizion për bashkëpunim të gjithanshëm ekonomik, kulturor, shpirtëror me synim krijimin e mirëqënies së të dy popujve këtej dhe andej kufirit.

CANI: KRIZA EKONOMIKE, E KRIJUAR NGA QEVERIA DHE BANKA E SHQIPERISE

Programin e PS-së për ekonominë e ka hapur Shkëlqim Cani, duke dhënë shifrat bazë të ekonomisë shqiptare. Ndër të tjera ai tha se kemi një ekonomi me 2 miliardë euro humbje në dogana; një ekonomi që krijon 0 vende pune dhe çdo ditë, grupit të papunëve i shtohen të rinj që kërkojnë punë; kemi një ekonomi që nuk zhvillon kapitalin njerëzor, diploma plot - pa vende pune ose të huaj që thonë se të rinjtë tuaj nuk janë të kualifikuar për punën. Kemi një ekonomi që thotë se rritet po investimet publike janë në pikiatë, aq sa gjysma e vitit 2008.

Situata makro është e ndërlikuar sepse do ballafaqohemi me probleme që do shtrihen në disa vite, si ajo e energjisë elektrike, e pensioneve etj. Këto problem ne i kemi trajtuar me paralajmërime, analiza që në 2009-ën, kur Asambleja jonë Kombëtare është mbledhur pikërisht për këto çështje.Theksoj se kriza nuk është e importuar, siç duan të na e shesin, por është e krijuar nga kjo qeveri. Së dyti, theksoj se bashkëfajtorë janë sa Qeveria, aq edhe Banka e Shqipërisë", - përfundoi Cani.

AHMETAJ: NAFTEN DO TA PERPUNOJME KETU, NE VEND DHE DO ULIM ÇMIMIN E ENERGJISE

Deputeti Arben Ahmetaj, nga ana e tij tha: "Programi ynë ekonomik është i dallueshëm nga programi i tyre i dështuar, sepse ai mbështetet në shfrytëzimin e burimeve natyre. Kjo qeveri i ka përqëndruar ato në duart e një grushti njerëzish në dëm të interesave kombëtare. Si mund të ketë një industrI nafte që nuk kontribuon në buxhetin e shtetit?! Kontributi i saj është zero. Të gjithë vendet e shfrytëzojnë atë për të përmirësuar jetën e vet, ndërsa ne e eksportojmë dhe asetete tona përpunuese si ARMO-ja, nuk punojnë. Pra, ne do aplikojmë atë që quhet proces i mbyllur: nafta të përpunohet brenda vendit duke hapur vende pune për njerëzit.

Ne jemi një vend me pasuri ujore, i dyti në Europë për pasurinë ujore. Çfarë ndodh me këtë industri? Sot ajo është e mbytur nga 1.2 miliardë dollarë borxhe.
Çfarë ndodh me faturën e energjisë elektrike? Ajo është rritur dyfish dhe rëndon mbi xhepin e qytetarëve. Sapo të riformatojmë marrëdhënien tomë me sektorin elektroenergjitik, ne do ulim çmimin e energjisë. Do thoja se sot jo vetëm që nuk jemi superfuqi, por jemi importues të saj".

RAMA: E VERTETA JONE, NE RAPORTIN E BANKES. BASHKIMI ME KOSOVEN, BASHKIM EKONOMIK PER MIREQENIE DYPALESHE

Më pas, e mori fjalën Kryetari i PS-së, Edi Rama.  "Ne duam", - tha ai, - "që në qeverisjen tonë t’i japim një pamje të re, modelit të zhvillimit. Unë dua të ndalem në këtë ndërhyrje tek bashkëpunimi ynë ekonomik me Kosovën. Më parë dua të them diçka për punësimin, meqs e gjithë skema e programit në aspektin ekonomik mbështetet në punësimin.

Ne kemi folur shpesh për një shifër zyrtare të rënies së punësimit referuar INSTAT: nga 2009 deri në 2013-ën kanë humbur 51 mijë vende pune. Përgjigja e qeverisë ka qënë joetike lidhur me marrëdhëniet me publikun, gënjeshtra pas gënjeshtra për ato 10 mijë km që kanë hapur vende pune e përralla…

Pak ditë më parë, faqja zyrtare e INSTAT-it është fikur. Edhe pasi e kanë manipuluar në mënyrën më brutale, shifrën e rënies së punësimit, nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se minus 9 mijë. Nuk kanë mundur ta çojnë në zero.Paga reale shqiptare është rreth 10% më e ulët konsideruar me fuqinë e tyre blerëse.

Aktiviteti i investimeve private vlerësohet të ketë qënë më i ulët në 2012-ën, që reflektohet nga rënia e importit të makinerive dhe pajisjeve.

Tani, kalojmë tek vendet e punës, ku janë dhënë disa shifra "fantastike". Mirëpo, ja çfarë thotë Banka e Shqipërisë: vendet e punës nga njeri tremujor në tjetrin në fund të 2012-ës, kanë rënë me 12 mijë. Aty ku qeveria pretendon se ka hapur 100 mijë vende pune, rezulton se nga tremujori i dytë në të tretin kemi 21 mijë vende pune më pak.

Ja çfarë thotë Banka e Shqipërisë në kategorinë e të ardhurave tatimore: zëri më pozitiv, nën ndikimin e masave fiskave që kanë sjellë rritjen e disa taksave krahasuar me një vit më parë. BSH-ja nxjerr vetë në pah atë që ne kemi thënë se taksat janë rritur dhe nuk janë ulur.

Përsa i përket bashkimit me Kosovën...Afrimi i legjislacionit tregtar me Kosovën është i mundshëm dhe do na japë mundësinë të shikojmë atë që nuk kemi pasur mundësinë ta shikojmë. Na jep mundësinë ta konceptojmë hapësirën midis dy vendeve si një mundësi mirëqënieje dypalëshe. Bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk quhet fakt kur kemi një qeveri dhe një mbret të përbashkët, por është vizion për një shkrirje të hapësirës së përbashkët për shkëmbime tregtare, kulturore, shpirtërore. Ky është edhe mendimi i komunitetit europian.

Për taksën e sheshtë, po marr shembull një ushqimore në Elbasan, që ka dhe sikletin e librit të borxheve, por që paguan me shumë taksa se hotel "Sheraton" në Tiranë. Një furrë buke në lagje, që ka siklete të mëdha se është rritur çmimi i miellit, paguan më shumë taksa se "15-katëshi". Kjo duket absurde, por është e vërtetë. Ne jemi në krahun tjetër: ata që paguhen më shumë, do duhet të taksohen më shumë.

Vetëm nga taksimi i ndershëm, një mësues fiton direkt një rrogë më shumë qysh në vitin e ardhshëm e kështu të gjithë rrogëtarët deri në atë nivel që ne kemi përcaktuar si shtresa e mesme në Shqipëri.

E njëjta gjë edhe në fshat, se fshati duket sikur s'paguan taksë: është tvsh-ja, taksa e fshehtë që gjendet kudo: tek fatura e ujit, e energjisë; madhe edhe tek kokrra e ilaçit për tension, gjendet taksa 10% e fshehtë që e merr shteti.
 
Biznesi i vogël ka taksë të dyfishtë, që është antikushtetuese. Ne njërën do ta heqim, tjetrën do ta ulim që të marrë frymë lehtësisht dhe të punësohen të rinjtë. Gjithë ky cikël kërkon një zhvillim të ri dhe ne do ta prishim atë duke krijuar sistemin e taksimit të ndershëm",- tha Rama.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!