Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit tha për gazetarët se konflikti mes aksionerëve të kompanisë që kanë marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës vonoi hapjen e tij brenda këtij viti, siç edhe ishte premtuar.
Por nga ana tjetër, Rama kërkoi nga kompania të realizojë afatet e kontratës, sipas së cilës, aeroporti i Vlorës duhet të përfundojë brenda pranverës 2026.
“Ka pasur një konflikt mes aksionerëve, që kanë arsyet dhe dinamikat e tyre, por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë të respektohet kontrata. Dëshiroja të respektohej fjala sipas të cilës aeroporti do hapej këtë vit. Fjala s’u respektua. Tani të respektohet kontrata, që është pranvera e vitit të ardhshëm”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Balluku’, Rama: Kuvendi nuk është zyrë noterie, 16 mijë faqe nuk janë prova, por arkivi i Ministrisë! Dorëheqje? Mora 83 mandate, AKSHI krenari












