Rama për 'La Stampa': Kurti është i fiksuar dhe maksimalist! Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël

Rama për 'La Stampa': Kurti është i fiksuar dhe maksimalist! Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël

Albin Kurti dhe Edi Rama

Në intervistën për “La Stampa” kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe për situatën në rajon. “Askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse” deklaroi Rama ndërsa shpreh shqetësimin se Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël.

Nëse do të ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të bënte një zgjedhje krejtësisht të ndryshme dhe se mundësia e planit të paqes franko – gjerman është fantastik dhe nëse nuk e pranon atëherë rrezikon të humbasë.

Askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse

Pjesë nga intervista

Po flisni për infiltrimin e Rusisë dhe Ëagnerit, si në Niger? Tensionet në Kosovë, Bosnje gjithmonë në prag të shpërthimit: jeni të shqetësuar se një front i ri do të hapet në Ballkan?

Rama: Me sytë nga e ardhmja, ka shumë për të qenë të sekëlldisur. Por deri para 10 vitesh ishte e pamendueshme që liderët ballkanikë të uleshin në të njëjtën tryezë.

Megjithatë, edhe sot, marrëdhëniet nuk janë të thjeshta. Nuk e takuat Kurtin në Prishtinë, serbi Vuçiç vazhdon flirtin me Rusinë, Dodik kërcënon me shkëputjen e Republikës Srpska. Ku është harmonia?

Rama: Serbia duhet parë ndryshe. Ajo ka një të kaluar shumë serioze si agresore, është autore e një spastrimi etnik që duhet ta lërë pas. E ka ndërtuar politikën e saj të jashtme si një korridor pasqyrash midis Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Serbia duhet të marrë një vendim, por mendoj se do të zgjedhë Perëndimin, botën demokratike.

A nuk e shihni një rrezik Donbass?

Rama: Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në shkallë të vogla. Situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund të jetë Rusi, edhe sikur të donte.

Ju dhe Kurti, dy liderë shqiptarë nga vende të ndryshme. Çfarë po gabon kryeministri i Kosovës?

Rama: Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është i fiksuar dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf