Kryeministri Edi Rama u shpreh në një reportazh të kanalit francez “Metropole” se pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë.
Në reportazhin “Hetime Ekskluzive”, Rama foli po ashtu për ecurinë e procesit të integrimit në BE.
Sikurse shprehet gazetari në reportazhin kushtuar vendit tonë, pas këtij suksesi fshihet një njeri që prej nëntë vjetësh punon për ta bërë Shqipërinë më europiane se kurrë.
Kryeministri theksoi se “nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve”.
Por sipas tij, “ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”.
“Më kujtohet diçka që më ka thënë shumë kohë më parë Michel Rocard: Duhet të kuptosh se të negociosh me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar në të është një proces i ngritjes së vendit tënd. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor”, tha kryeministri.
Nga ana tjetër, Rama theksoi se “imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar”.
“Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene”, shtoi ai.
I pyetur se çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës, Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit”.
“Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”, shtoi ai.
Pyetjes nëse ky është mandati i fundit apo ka ndërmend të vazhdojë më tej, Kryeministri iu përgjigj: “Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën”.
Në përfundim, Rama vlerësoi se “pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë”.
“Gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme që kjo po ndryshon. Dhe për më tepër, kur njerëzit vijnë në Shqipëri ata mbeten pa mend, sepse Shqipëria që gjejnë është krejtësisht e ndryshme nga Shqipëria që imagjinonin duke lexuar këto artikuj stereotipe për krimin, drogën, mafien”, tha ai.
Na hape syte o padisha! Sa shume qe punon, edhe komentuesit si vetja ime jemi lodh duke te mburr, pale ata qe jane dyzina administrate tek sektori i propogandes sate. U kpute duke na rregullu imazhin e, ruajtur nga armiku eee, ore edhe nga Gjermani qe do te na marre rinine! Ndaj para se te shkojme me gomone ne Angli,zamet e ke nje foto nga te pasmet e gomarit te baba Tasit.
PërgjigjuKshu esht kur punohet fort per te ndryshuar ate pershtypje te keqe qe kishin krijuar te huajt per vendin tone
PërgjigjuFranca tall menderen me ty o sociopat kryerilindasi,te njeh dhe taton siç ka dashur e do me ty. Per Francen ti je piktori qe flije poshte urave dhe te procedonte policia per hobite e tua epshore......
PërgjigjuShume te huaj po e vizitojne shqiperine vitet e fundit duke lene keshtu pas ate imazhin e keq qe ka pasur shqiperia vite me pare
PërgjigjuFale puneve te mira qe jane bere kohet e fundit Shqiperia eshte preferuar nga shume turiste
PërgjigjuShume turiste franceze kane ardhur kane vizituar vendin tone e kjo sepse Shqiperia ka ndryshuar shume kohet e fundit
Përgjigjukam ven re qe vendi yne sa vjen e pelqehet edhe me shume qofte nga turiste te huaj por edhe vendas. kemi nje vend te shkelqyer
Përgjigjunje bukuri sic e ka vendi jone nuk ka se si mos te pelqehet nga turistet e huaj nga mbare bota
Përgjigjukemi bukuri shume te medha ne vend ska se si mos ta pelqejne shqiperine te huajt
PërgjigjuKrenohemi per kryeministrin tone se esht i vetmi qe ka bere cmos per kete vend dhe qe po e zhvillon nga te gjitha sektoret
PërgjigjuJane bere mjaft investime te mira ne vendin tone sidomos ne turizem dhe prandaj kemi keto vlersime nga vendet e tjera
PërgjigjuKorrupsion ka dhe do te kete gjithmone , ka ne amerike , ka ne angli , nuk mund ti shpetosh dot , por me investimet we jane bere ne shqiperi keto vite nuk jane bere ne 30 vite demokraci qe kemi
PërgjigjuReal ne ato qe thote dhe me kembe ne toke , shume shpejt do jemi ne BE
Përgjigjufrancezet gjithmon e kan pelqyer vendin tone pordhe rekalamimi nuk ka qen shume i sakt dhe i mire pasi siguria ne vite me perpara ka qene e ulet tani jemi shum her me mire
Përgjigjuturistet francez e pelqejn shume vendin tone por reklamimi nuk ka qene shume i mire ne vitet me perpara pasi ka qen mbushur kan qen shume keiminela
Përgjigjujo vetem ne franc por dhe ne vende te tjera por si fillim eshte super qe te reklamosh vendin ne franc dhe ti japesh nje tjeter pershtypje saj
PërgjigjuMe gjith krizat qe po kalon Europa ne kete kohe cdo shtet eshte i rendesishem sepse vetem me bashkpunim mund te kemi resurset e mjaftueshme per te kaluar sfidat
PërgjigjuKohet e fundit vendet e ballkanit kane qene te hapur per bashkpunim me njeri tjetrin duke qene pas konfliktet dhe kjo eshte me te mire te zhvillimit te tyre e te europes
PërgjigjuFale investimeve te shumta ne sektorin e turizmit vendi eshte bere mjaft i preferuar per shume tursit
PërgjigjuShqiperia ka filluar te mirepresh turist nga e gjithe bota duke u bere nje vend mjaft i dashur per ta
PërgjigjuVendi yne po pelqehet gjithmon e me shume mga te huajt kjo fale bukurve dhe investimeve te shumta te bera nga qeveria
PërgjigjuEdi Rama Gjigandi Shqipris hec përpara për të mirën e Shqipris. Qent e tipit bastard Salhe dhe jashqitja e kombit Shqiptar Ilir floriri le të lefen pa pushim se qeni atë pun ka. Kurse ti je shpresa e kti kombi puna pa pushim që besimin e kti populli tja shpërblesh me pun. Rroft Shqipria posht jashqitja e kombit salheu me ilirin.
Përgjigju