Rama: Për mua moratoriumi i
gjuetisë duhet shtyrë me 10 vite 

Rama: Për mua moratoriumi i<br />gjuetisë duhet shtyrë me 10 vite 
DIVJAKË - Kryeministri Rama deklaroi nga Divjaka se është i mendimit se moratoriumi i gjuetisë duhet të ketë një shtrirje më të madhe kohore nga sa është vendosur. Deklarata e Kryeministrit Rama u bë në konferencën për moratoriumin e gjuetisë me frekuenca e cila po zhvillohet në Divjakë.

Ndërkohë që ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka deklaruar se “Jemi te vendosur të vijojmë punën. Shumë shpejt Shqipërisë do i japim një pamje tjetër.” 

Moratorimin e gjuetisë e ka mbështetur edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu duke e cilësuar si një shembull mbreslënës.

Ora 11:03 Rama: Për mua moratoriumi i gjuetisë duhet edhe për 10 vite
Kryeministri Rama deklaroi nga Divjaka se është i mendimit se moratoriumi i gjuetisë duhet të ketë një shtrirje më të madhe kohore nga sa është vendosur. Kryeminstri Edi Rama në një aktivtet të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit në parkun e Divjakës u shpreh se ky moratorium i shërben zhvillimit të vendit.

"Unë jam i qëndrimit se Moratoriumi të shtyhet për 10 vite. Ministria e Mjedisit e ka përgatitur draftin e ri për gjuetinë shumë strikte dhe përjashtimin e gjuetisë në zonat e mbrojtjes. Unë jam me atë, që gjahtarët ta shtyjnë edhe më tej ëndrrën e tyre për të vrarë."- tha Rama.

rama
Foto të tjera

Duke përshëndetur pjesëmarrjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu në këtë aktivitet, Kryeministri Rama theksoi se i vjen mirë që "ambasadori e mirëpriti ftesën tonë që kishte qëllim që ta shkëpuste nga tensioni artificial i politikës dh ta sillte pranë natyrës për të shijuar një copëz Shqipërie të mrekullueshme që sot është në një process rilindjeje dhe që sot preket me sy falë një pune të mrekulleshme të bërë nga Minsitria e Mjedisit, nga strukura e këtij parku kombëtar dhe nga të gjithë banorët e kësaj zone".

"Ky është një moment i bukur për të bërë një bilanc dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Bilanc për moratoriumin dhe për të nxjerrë mësimin se asgjë nuk është e pamundur dhe se sëbashku mund të bëjmë gjëra që dukeshin të pamundura. Këtë vit kemi bërë të mundur rikthimin masiv të specieve që kishin ikur të llahtarisura nga gjuetia vrastare në Shqipëri", tha Rama.

Kryeministri u shpreh se me ardhjen në krye të qeverisë, "e gjetëm popullatën e faunës së egër në një minimum kriitik, aq sa duket e padrejtësi t'i thuash të egër këtyre që rrezikonin zhdukjen dhe t'i quash të butë ata që i vrasin dhe që janë me dy këmbë si puna jonë".

Kryeministri theksoi se, "Karavastaja, së  bashku me Nartën, Ohrin, Prespën dhe Shkodrën hyjnë në zonat e njohura ndërkombëtarisht për vlerën e tyre në tërësinë e ekosistemit".

"Kur hymë këtu takuam një grup të Al-Jazeerës për të dhënë lajmin përmes Al-Jazeerës se pelikani kaçurrel u rikthye këtu, sepse më parë ia kishin bërë ekzistencën të pamundur. Kjo për të treguar sesa rëndësi ka për botën e qytetëruar ruajtja e këtyre vlerave të ekosistemit", tha Rama.

Por, vijoi Kryeministri, "mbrojtja e natyrës është diçka, prej së cilës varet dretpërdrejt ekonomia jonë, mirëqënia jonë, jeta jonë. Prandaj moratoriumi është në funksion të zhvillimit tonë. Pasi banorët e këtyre zonave e dinë se edhe në kohën kur Shqipëria ishte e mbyllur, këto zona kanë qenë të vizituara. Ndërsa sot, kur duhej të kishin turistë, këto zona u populluan nga gjuetarë që nuk lejonin asgjë të lëvizte në këto zona'.

"Ministria e Mjedisit ka përgatitur programin e ri të gjuetisë në mënyrë strikte, ku përjashtohen kategoritë për të gjuajtur në këto zona, por unë së bashku me Erjonin (Braçen) hyj në ato njerëz që jam të mendimit se duhet shtyrë moratoriumi edhe për disa vite të tjera", u shpreh Kryeminisitri Rama.

"Ta zhvillojmë këtë zonë përmes turizmit, përmes prurjes së vizitorëve nga jashtë, por edhe brenda Shqipërisë, që do ta rizbulojnë këtë zonë dhe do të shohin se këtu në Shqipëri kemi zona që ia vlen t'i shohim e vizitojmë së abshku me fëmijët tanë, pa pasur nevojë të marrim rrugët jashtë për pushime dhe fundjavë", ishte mesazhi I kryeminisitrit Rama.

rama divjake
Foto të tjera


"Ndryshimi i prekshëm nga puna e bërë. Moment i bukur për të bërë një bilanc dhe për të nxjerrë mësime. Pas vendosjes së moratorium, bilanci i mirë. Në 1 vit kemi bërë të mundur rikthimin masiv të specieve të llahtarisura nga papërgjegjshmëria vrastare. Raporti që Ministria e Mjedisit i vuri qeverisë kur kërkoi mbështetje, fliste për fazanin e shfarosur 100%, për thëllëzën e lepuj të shfarosur mbi 70%. Dhelpra e shfarosur mbi 30 %. Kur kemi vizituar këtë park për herë të parë, kemi takuar një grup të Al Jazzeras për të dhënë lajmin se Pelikani ishte kthyer në një vend që ia kishin bërë jetën të pamundur. Edhe bota e qytetëruar ka nj problem me egërsinë e vet, që shpesh herë është më e madhe se egërsia e pyllit. Banorët e kësaj zone janë dëshmitarë se në kohëra më të qeta ky ishte një zonë e shumë vizituar. Më pas u popullua nga gjahtarë që erdhën për të shfarosur faunën e egër. Unë jam i qëndrimit se Moratoriumi të shtyhet për 10 vite. Ministria e Mjedisit e ka përgatitur draftin e ri për gjuetinë shumë strikte dhe përjashtimin e gjuetisë në zonat e mbrojtjes. Unë jam me atë, që gjahtarët ta shtyjnë edhe më tej ëndrrën e tyre për të vrarë. Falë moratoriumit kemi një përmirësim. Ministria e Mjedisit ka shifra inkurajuese. Është shumë e rëndësishme që e shohim këtë.Në Divjakë, gjendet një zonë e mrekullueshme për të kaluar fundjavën me miqtë." - tha Rama.

Ora 11:00 Lu: Ky moratorium është një shembull mbresëlënës
“I lumtur që sot nuk flasim për politikë, por për një çështje më të rëndësishëm. Ky moratorium është një shembull mbresëlënës. Gjuetarë të huaj dhe vendas kanë vrarë shumë shpend shtegtar duke përfituar nga mungesa e rregullave dhe moszbatimi i tyre. Këta zogj shtegtarë janë rikthyer.”- tha ambasadori i SHBA Donald Lu.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, i cili mori pjesë në aktivitetin e sotshëm në Divjakë të organizuar nga Ministria e Mjedisit për moratoriumin kundër gjuetisë theksoi se kjo është një mbështetje për ndërgjegjësimit për mjedisin në Shqipëri.

Ambasadori Donald Lu diskutoi mbi pasojat e moratoriumit të gjuetisë, i cili ishte një provë e rëndësishme se si ekosistemet delikate në Shqipëri mund të dëmtohen nga mungesa e rregullave.

Ambasadori Lu u shpreh se ky moratorium është i rëndësishëm për mbrojtjen e kafshëve të egra. "I lumtur që sot nuk flasim për politikë e për protesta por për një çështje më të rëndësishme. Moratoriumi i gjuetisë është një shembull sesi qeveritë mund të punojnë me banorët vendas për mbrojtjen e ekosistemeve delikate të Shqipërisë", tha ambasadori Lu.

"Dy vitet e fundit,  vendet shqiptare janë ripopulluar nga specie që ishin larguar nga Shqipëria, pasi për vite me radhë shpendët janë vrarë nga gjuetarë të paligjshëm që përfituan nga mungesa e ndëshkimit. Sot këta zogj kanë mundësinë që të zhvillohen sërish në vijën bregdetare të Shqipërisë", tha Ambasadori Lu.

lu
Foto të tjera


Ora 10:45 Moratoriumi i gjuetisë,ministri Koka:  Shqipërisë i japim një pamje tjetër
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se “Jemi te vendosur të vijojmë punën. Shumë shpejt Shqipërisë do i japim një pamje tjetër.” 

rama
Foto të tjera


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai