Rama për opozitën: Jeni çeta të çakërdisura pa plan e pa ide! Duan të marrin pushtetin duke shpresuar tek kolapsi i sistemit shëndetësor

Rama për opozitën: Jeni çeta të çakërdisura pa plan e pa ide! Duan të marrin pushtetin duke shpresuar tek kolapsi i sistemit shëndetësor

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar çeta të çakërdisura liderët opozitarë të cilët vijojnë "sulmet" ndaj tij për menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se opozitarët janë pa vizion, pa program dhe pa ide dhe kërkojnë që të krijojnë një gjendje ankthi tek qytetarët.

Sipas tij, opozitarët kërkojnë që të marrin pushtetin duke ëndërruar në kolapsin e sistemit shëndetësor.

Postimi i plotë i Ramës:

"Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman, me daljen para syve tuaj të pamjeve e të dëshmive nga brendia e spitaleve Covid 1 dhe 3!

Duan t'ju fusin ankthin, t'ju kallin tmerrin e t'ju mbushin me panik, për "spitalet në kolaps", "të sëmurët që dergjen dyshemeve", "situatën jashtë kontrollit" dhe ëndërrojnë që kështu të ndodhë vërtetë, të sëmureni sa më shumë, të vdesin sa më shumë njerëz, të bëhet qameti fare, sepse kjo është shpresa e tyre e fundit për t'u rikthyer në pushtet...

Por siç e patë dhe siç do ta shihni edhe në pjesët e tjera EKSKLUZIVE me pamje e dëshmi, spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps, shtretërit e lirë nuk mungojnë, pacientët trajtohen me dinjitet, respekt, profesionalizëm, asnjë protokoll mjekësor anti-Covid që përdoret sot në Europë nuk mungon dhe shifrat e tregojnë qartë, që niveli i infektimeve e i humbjeve të jetëve s'është aspak ndryshe nga askund në Europë, ashtu sikundër tregojnë se niveli i shërueshmërisë në spitalet tona është i lartë, si kudo, pavarësisht fataliteteve që njësoj si në të gjithë botën fatkeqësisht nuk mungojnë.

Kini besim, bëni durim, jini të kujdesshëm për veten e të dashurit tuaj, respektoni rregullat, mos bini pre e lajmeve të rreme, fabrikimeve politiko - mediatike dhe teorive të konspiracionit!

Kemi përpara edhe disa muaj të vështirë, por do t'ia dalim edhe kësaj lufte të egër dhe do të dalim më të fortë nga ky stërmundim i madh!" - shkruan Rama.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AQIF KOK PIF: 12/11/2020 12:22

    O AQIF O KOK PIF KU JETON TI MOR AQIFI KOK PIFI KU JA DI TI ÇMIMIN SYZEVE QË BËJNËN 40000 EURO ? ? ? APO JE EKSPERT SYZESH. KA SYZE QË BËJN DHE 1 MILJON EURO PO JAN TË DEKORUAR ME DIAMANTE SE SYZET TË GJITHA NJËSOI JAN E ÇMIMI LËVIZ NGA DEKORIMI TYRE ME DIAMANTE. KU I KA GREGORI SYZET ME DIAMANTE ? ? ? QË TI I PASKE PAR E NE TË TJERËT JEMI QORA SI PASKEMI PAR. A E KE PA MAKINËN E GRIGORIT AS 5000 EIRO NUK BON PO TI O AQIF KOK PIF I PASKE PAR SYZET E GRIGORIT ME SYRIN ME XHAM APO ATË SYRIN PA XHAM O AQIFI RAM TAM TAM. HA HA HA HA ÇKAM QESH O AQIFE PËRSHESH.

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/11/2020 10:03

    Si njohës i psikologjis dua të them sinqerisht se kryeministrin Rama e ka kapluar ”sindromi” Djukanovic në Malin e zi! Dua të them se nuk ka njeri e as më pak pushtetarë të pa zëvendsueshëm...!!! Dy mandate ok por i treti ë ë ë , nuk ke më q’të tregosh. Jo sepse u lösdriveri aq shumë sa që nuk e ke idén as vet se qfar bën dhe qfar thua...e them me respekt për vendin ton të dashur, radhën e ka ndonjë i Ri që të sjell prosperit dhe të mira vendit dhe popullit ton të dashur!!!

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/11/2020 13:26

      Më ka shpëtuar fjala ”i llastuar ” desha të them !

  • RAQI TAQI: 12/11/2020 09:33

    O përpër mërmër kë do ti mor laragjos do prap malokun bastard fundërrinën kriminelin hajdut salheun ? Ti qeke me të vërtet si pseudonimi për për mërr mërr o vër. Po Edi Rama duhet të jet magjistar që të bëj gjithkto gjërat që thua ti o vër. Edi e mori Shqiprin grop të zez që e kishte lën kryekrimineli malok salhe. A e ke pa shkërdhenin dhe hunderren argita me miljonat e eurove të vjedhura nga Shqiptarët. A e ke pa djalin e Edi Ramës Gregorin se si jeton komplet normal. Po ti o për vët qeke qor o tor. Ec përpara Gjigandi Edi Rama qent le të lefin se mutin të han.

    Përgjigju
    • AQIF KAPERTONI: 12/11/2020 10:52

      GREGORI ME SYZE 40 MIJE EURO ME FOTO TE DOKUMENTUAR E KAM PARE SI JETON DHE UNE !!!

  • perper: 12/11/2020 08:42

    jep doreheqjen shoku, keshtu esht qe te dham pushtet per te luftuar korrupsionin edhe sot kemi me teper korrupsion se kurre, shifrat e tregojn vete, jemi vendi me i korruptuar i europes, vendi me pagat me te uleta ne europe, jep doreheqjen, ke tradhetuar popullin shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë