Rama për prestigjiozen holandeze: Çelja e negociatave do sjellë më shumë rezultate në reforma

Rama për prestigjiozen holandeze: Çelja e negociatave do sjellë më shumë rezultate në reforma

Kryeministri Edi Rama

Gazeta prestigjoze holandeze ‘De Volkskrant’ ka pasqyruar qëndrimin e kryeministrit Rama sa i përket çeljes së negociatave BE-Shqipëri. Kryeministri citohet nga media holandeze të shprehet ndaj atyre që janë skeptikë për Shqipërinë se. Holanda është ndër vendet skeptike. Eurodeputetja Kati Piri dhe drejtuesi i PVDA-së Lodeëijk Asscher kanë thënë se Shqipëria nuk është gati për t'u anëtarësuar në BE.

Por përgjigja e kryeministrit shqiptar për "De Volkskrant" është se një vendim pozitiv nga Brukseli në muajin qershor do përshpejtonte procesin e reformave.

I them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës.

Edi Rama, kryeministër



Artikulli i gazetës holandeze De Volkskrant për Ramën

Artikulli i plotë i De Volkskrant:
Sipas eurodeputetes Kati Piri dhe drejtuesit te PVDA-së Lodeëijk Asscher, Shqipëria nuk është gati për t'u anëtarësuar në BE. Kjo është e saktë, thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Megjithatë, negociatat për anëtarësim janë një “shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma'.

“Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në", shkruan Lodeëijk Asscher në De Volkskrant më 15 maj. Më pas ai numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Kjo është e nevojshme. Sepse ne jemi dakord me të: Shqipëria nuk është ende gati për BE-në. Kjo mund të ndodhë vetëm pasi ne të kemi plotësuar 100% të kritereve strikte për anëtarësim.

"Përfundimi i z. Asscher jo vetëm është i parakohshëm edhe nuk i qëndron thelbit. Anëtarësimi në BE nuk është aspak tema e ditës. Në vizionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë themi: rruga është shumë më e rëndësishme se sa destinacioni. Ajo që ne duam në të vërtetë është çfarë do çdo shtet: paqe jetëgjatë, stabilitet dhe, mirëqenie për popullin tonë.

Rekomandimi i fundit i Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqendruar te rezultatet.  Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Holanda dhe Evropa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.

Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen. Duke punuar së bashku. Në Shqpiëri. Në rajon. Dhe me miqtë tanë në Evropë. Për tu siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme. Në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Thënë ndryshe:  është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë. Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare.

Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore. Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Hollandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë. Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.

Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi. Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Evropës".

Kryeministri Edi Rama për "De Volkskrant"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 30/05/2018 13:24

    Ti troci shko thuaja ata qe ke shkruar Sali Kriminelit-Lulzim Kryehajdutit-Ilir Floririt-Monika Injorantes me cizme,ato qe shkruan i shkojne shume pershtat kesaj sere injorantesh e shpirtzinj.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/05/2018 18:41

    Negociatat hapen.Berisha Luli e Mona shkojne ne te s***mes.Plasin e vdesin

    Përgjigju
  • E thën troç: 28/05/2018 23:58

    E then troç europa do beje gabimin më te madh te filloj negociatat me ne qe klasifikohemi si vendet treta, do bej gabim te pranoj nje kryeminister injorant në natyre e llojit te vet , qe me shum nxitim ja nxiu faqen shqiperis dhe shqipetarve ketu dhe kudo në bote , me arrogancen e nje karteli dhe me brumin e nje komunisti te rinovuar i beri me shum deme popullit duke e çuar nga izolim në terrorrizim psikollogjikosocial ! Si do na pranoj europa neve me kete opozit lecke qe nuk din te lidhin dy fjale edhe kur kan argumente me baz...... Albania do therrasi europa a je gati te veni ligjin mbi njeriun e pushtetshem ? Si do pergjigjemi ne ...... kush mundet ti japi europes pergjigje nga te gjith llojet dhe ngjyrat e politikanberesve tan qe nga 92 e deri në 2018 veç zullume po i sjellin ketij vendi qe per nga natyra nuk ka ngjashmeri me njerzit.....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'