Rama për reastaurimin e Pazarit
të Korçës: Pikë referemi për turistët

Rama për reastaurimin e Pazarit<br />të Korçës: Pikë referemi për turistët
KORÇË - Pazari i vjetër në qytetin e Korçës, përveç funksionit si treg dhe hoteleri do të shërbejë edhe për turizëm. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe kryebashkikau Sotiraq Filo kanë prezantuar disa elementë të projektit të ri për reastaurimin e këtij pazari. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Pazari i Korçës do të jetë pas restaurimit një pikë referimi edhe përtej Korcës.

“Ne shpëtojmë një zonë e cila ka rëndësi për trashëgiminë kulturore edhe në nivel kombëtar. Sepse nuk është pazari tipik që kemi trashëguar nga periudha otomane, por është një lloj dhe një tipologji krejt tjetër pazari, e ndërtuar si një rrugë tregtare, nën frymëzimin e eksperiencave të atyre që vinin nga emigracioni. Praktikisht, mund të jetë, mbas restaurimit, një pikë referimi më shumë sesa për Korçën, për turistë kryesisht të rinj, besoj unë, që do duan të vijnë për ta prekur vet dhe për ta shijuar këtë” tha Kryeministri

Ndërsa zëvendëskryeministri Niko Peleshi vlerësoi se me restaurimin, pazari do të jetë pjesa më vitale e qytetit.

“Duke e parë si një model, se si një trashëgimi kulturore duke u vitalizuar mund të kthehet në një biznes shumë fitimprurës, ndikon pozitivisht edhe tek pjesa tjetër e biznesmenëve të qytetit, të cilët deri dje kanë menduar që vetëm betoni dhe ndërtimet shumëkatëshe janë biznese” u shpreh Peleshi

Në vijim të këtij takimi u bisedua edhe lidhur me projekte të tjera që pritet të ndërmerren për qytetin dhe për të gjithë qarkun e Korçës, duke kombinuar edhe zhvillimin urban me atë rural. Me Korçën nisi të shtunën programi i madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole