“Bëni hile me numrin e shtretërve”, Rama në Sarandë: Po shqyrtojmë një opsion, 65 përqind parapagim nëse nuk doni kontrolle gjatë pikut

 

Kryeministri Edi Rama, në takimin me sipërmarrësit e rinj në Sarandë, deklaroi se po shqyrtojnë një opsion që do t’u jepte mundësinë strukturave hoteliere që të pranojnë një paradeklarim me marrëveshje 65 përqind nëse nuk duan të kenë kontrolle gjatë pikut të sezonit. 

Kreu i qeverisë iu përmendi atyre hilet që bëjnë me mosdeklarimin e saktë për shtretërve, dhe tha se nëse nuk e pranojnë një opsion të tillë që po diskutojnë, atëherë do të përballen me masa të ashpra ndëshkuese.

"Duke bërë ekspertim me ekspertizë ndërkombëtare kemi vendosur që të japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje që në periudhën e pikut, të paguajnë 65 për qind, nëse nuk duan asnjë kontroll. Besoj është shumë e ulët në raport me të vërtetën. Duam ta fillojmë me këtë, dhe kush paguan 65 për qind të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll.

Por ka pas edhe 30 për qind të periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar mundësinë që të mbahen minimumet e stafeve kështu që ata që e pranojnë marrëveshjen nuk do të kenë kontroll nga tatimet. Paguajnë 65 dhe 30. Është bërë konsultim me operatorë. Janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe për të mos krijuar shqetësime te biznesi juaj, por edhe për të filluar formalizim gradual, ky është një opsion që mund ta zgjidhni ose jo, atëherë do të përballeni me kontrollet që do të kenë shumë më të ashpra.”, u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Kontrolle bizneseve me AI! Hile me shtretërit, 65% parapagim nëse s’doni masa të ashpra! Ndalimi i prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, absurditet (VIDEO)


Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Trump shpall tarifa prej 25% për makinat e importuara në SHBA

Trump shpall tarifa prej 25% për makinat e importuara në SHBA