Rama për vaksinimin nga Shkodra: Po ecën mjaft mirë! Mitingjet e Bashës? 'Dasmorë' me 2 gishta që krijojnë vatra infektimi

Nga Shkodra ku ishte për të mbikëqyrur procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama kritikoi edhe një herë sjelljet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me takimet që po zhvillon në rrethe në kuadër të fushatës elektorale. Për Ramën po krijohen vatra shumë të rrezikshme potencialisht infektimi.

"Sigurisht që vaksinimi është njëra anë e medaljes së kësaj rruge dhe ana tjetër është respektimi i rregullave.  Nuk janë sjellje të partive politike por në këtë rast janë partitë e KÇK që dalin bashkë me dhëndrin përpara dhe gjoja spontanisht mblidhen disa dasmorë me 2 gishta që potencialisht krijojnë një vatër infektimi", tha Rama.

I shoqëruar nga ministrja Manastirliu, Rama tha se po vazhdohet procesi i vaksinimit, i cili po ecën mjaft mirë pavarësisht  luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara nga lajmet e përhapura për AstraZeneca-n.

“Vazhdojmë procesin e vaksinimit, i cili po ecën mjaft mirë, pavarësisht luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara ditët e fundit për shkak të lajmeve për AstraZenecën dhe pezullimit në disa vende. Deri tani nuk ka asnjë problem, po rritet numri i mësuesve për tu vaksinuar. Është normale që të ketë hezitime. Për ne është e rëndësishme që të rrisim intensitetin. Besoj që do kemi më në fund lajme të mira dhe do të kemi në disponim një sasi të konsiderueshme vaksinash për tu shtrirë përtej këtyre kategorive, për të marrë mbarë gjithë kategorinë e moshave +60 dhe më pas nën 60”, tha Rama.

Nga shkolla "Edit Durham" ku po kryhet vaksinimi i mësuesve në Shkodër, Rama i siguroi ato që mos kenë asnjë shqetësim pasi edhe vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Rama: Vendet që e pezulluan AstraZeneca-n do e rikthejnë! Lufta për shëndetin është mbi çdo betejë elektorale

Nga shkolla "Edit Durham" në Shkodër ku po kryhet vaksinimi i mësuesve, Rama i siguroi ato që mos kenë asnjë shqetësim pasi edhe vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë.

"Mos kini asnjë shqetësim , vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prapë. Ishte një seri që s’është kjo, është tjetër. Nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje dhe atyre rasteve. Kanë dalë dhe plot tani të dhëna edhe për ato hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë", ka thënë  Rama.  

Në postimin në Facebook të aktivitetit Rama shkroi se lufta për shëndetin është mbi çdo betejë elektorale dhe se ata që i shkelin rregullat, duke iu referuar kreydemokratit Basha, të reflektojnë.

"Vazhdon vaksinimi i mësuesve në gjithë Shqipërinë, me numra që vijnë në rritje çdo ditë nga dëshira për t'u vaksinuar dhe deri tani nuk është shfaqur as më i vogli problem, në asnjë rast të vetëm.  Ne do ta zmbrapsim përfundimisht Armikun e Padukshëm një orë e më parë dhe uroj që kush i ka hipur kalit mbrapsht, duke thyer rregullat e duke ushqyer zinxhirin e infektimeve, të reflektojë sepse lufta për shëndetin është mbi çdo betejë elektorale", ka shkruar Rama në Facebook.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki