Nga Asambleja e PS, Edi Rama foli edhe për akuzat e Veliajt, duke i thënë se e ka gabim në raport me të dhe PS. 

"S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës

Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria që e kërcënon sot Shqipërinë si një hije e dukshme për këdo ka sy të shikojë", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Asambleja e PS-së/ Rama-Veliajt: Je në gabim në raport me mua dhe partinë! Do ta gjykojmë ashpër këdo që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të Bashkisë! Tiranën e fitojmë sërish