Rama përballë ‘çorbës së rublave, non gratave dhe spiunëve’

Rama përballë ‘çorbës së rublave, non gratave dhe spiunëve’

Edi Rama

Kryeministri Rama si ‘shahisti’ më i mirë i politikës prej vitesh tashmë, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 2023. Pavarësisht se zgjedhjet janë mes kandidatëve në një garë maxhoritare duket se edhe këtë herë rolin kryesor të fushatës së socialistëve do ta luajë vetë Rama. Dhe duket që kryesocialisti ka nisur që tani të ndërtojë strategjinë sesi do të sulmojë kundërshtarët e tij.

Ashtu siç përdori në zgjedhjet e vitit 2021 tezën se po votuat Lulin ju nuk votoni tjetër veç Saliut dhe Ilirit edhe këtë herë shenjat janë se ai do të luajë me tezën e rrezikut që i pret shqiptarët nëse votojnë palën tjetër. Në një takim në Gjirokastër ndërsa komentonte protestën e pedagogëve, Rama tha se ajo po çon ujë në çorbën e rublave, ‘non grata-ve’ dhe spiunëve. Duket se kjo fjali përmbledh të gjithë kundërshtarët e tij për zgjedhjet e radhës.

Rama nuk do të merret me tezat e tyre por me atë që ai e quan çorbë të rublave ku nënkupton Lulzim Bashën , ‘non grata-ve’ ku nënkupton Berishën dhe spiunëve ku nënkupton Ilir Metën. Për kryeministrin Rama çorba e rublave, ‘non grata-ve’ dhe spiunëve nuk mund të përtypet nga shqiptarët dhe kjo është arsyeja që ata duhet të votojnë socialistët si zgjedhja jo perfekte por më e mira që ata kanë.

Kjo lloj strategjie PR i ka dhënë rezultat Ramës në dy palë zgjedhje si në 2017 ashtu dhe në 2021 dhe me shumë gjasë duket se do ti japë rezultat edhe në këto zgjedhje sepse shqiptarët pavarësisht pakënaqësisë që kanë me qeverisjen socialiste ende nuk besojnë tek alternativa opozitare që përfaqësohet nga figura të vjetra dhe të stërprovuara.

E ndërsa strategjia e Ramës do të jetë e fokusuar tek pikat e dobëta të kundërshtarëve të tij tashmë historikë, mbetet për të parë cila do të jetë kundër-strategjia e opozitës. Një lum sharjesh dhe akuzash ndaj Ramës por që opozitës nuk i ka rezultuar asnjëherë fituese apo një strategji me kandidatë të pastër dhe me integritet të cilët nuk duhet të kishin asnjë pikë ngjashmërie me treshen Berisha-Basha-Meta. Dhe si për ironi të fatit këta të tre duhet të zgjedhin një profil kandidatësh që të jenë anti-Berishë, anti-Bashë dhe anti-Metë në mënyrë që opozita të kishte shanse për të rivalizuar fort me socialistët në këto zgjedhje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 19/10/2022 19:48

    Edo je me i madhi mos u merr me zgjebsa

    Përgjigju
  • Frenki: 19/10/2022 19:48

    Sduheni krahasuar asnjeher me keta plerat e pd

    Përgjigju
  • Zani: 19/10/2022 19:47

    Keta te pd duhen tju marrin shembull

    Përgjigju
  • Denis: 19/10/2022 19:46

    Ata jane plerat e vendit duhen denuar sa me pare

    Përgjigju
  • Kastrati: 19/10/2022 19:30

    Financimi rus eshte i qarte.

    Përgjigju
  • Petro: 19/10/2022 19:30

    Opozit leshi kena

    Përgjigju
  • Hersa: 19/10/2022 18:54

    Non gradat skan lidhje fare me punen qe ka bere rama gjate kesaj kohe

    Përgjigju
  • Deni: 19/10/2022 18:54

    Ska lidhje rama me keta non gradat

    Përgjigju
  • Dea: 19/10/2022 18:35

    As qe krahasohet me ta rama 0

    Përgjigju
  • Klea: 19/10/2022 18:30

    Padyshim qe ska krahasim me ato rama

    Përgjigju
  • Elia: 19/10/2022 18:30

    Rama as qe krahasohet me nongradat

    Përgjigju
  • Sedi: 19/10/2022 18:17

    Rama esht me i miri nuk krahasohet me ata

    Përgjigju
  • Gezim: 19/10/2022 18:09

    Perballe gjitheve Rama del me i zoti dhe me i afti

    Përgjigju
  • Ari: 19/10/2022 18:08

    Rama ndermejt te gjitheve eshte me i miri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë