Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe

Rama përfaqësoi shqiptarët e punës, në Britaninë e Madhe

Rama dhe Rishi Sunak

Ngjarja më e rëndësishme sot është vizita në Britaninë e Madhe e kryeministrit Rama, i cili do të vërë disa pika mbi i. Media kryesore vendase, si BBC, The Guardian, kanë shkruar për takimet e tij dhe e kanë intervistuar. Kryeministri shqiptar ka shkuar me të gjitha bateritë për të treguar se nuk është kryeministri i një vendi që po kërkon punë në shtëpi bari. Sepse thotë ashtu siç ju nuk jeni vetëm vendi i James Bond-ve, edhe unë nuk jam vetëm vendi i njerëzve të gomoneve dhe serave të barit, që po ju prishin qetësinë.

Ky është një lajm i mirë, herë pas here kemi nevojë që dikush ta thotë këtë me zë të lartë. E vërteta është që shqiptarët atje, mundohen ta bëjnë, por zëri tyre, i njerëzve që punojnë nuk dëgjohet, sepse është zëri i njerëzve të zakonshëm, është zëri i lajmit të mirë. Dhe lajmi i mirë nuk bërtet, gjithmonë bërtet lajmi i keq. Dhe sapo lajmi i keq bërtet atëherë shfrytëzohet nga qeveritë për t’i lënë fajin njëra-tjetrës. Ka shqiptarë që shkojnë me gomone, pikërisht për t’u bërë roje të shtëpive të barit. Disa përfundojnë të vrarë, të tjerë përfundojnë të vjedhur, të zhgënjyer, të tjerë akoma të hedhur, të deportuar, të zhgënjyer.

Disa ia dalin, i bëjnë paratë për makinën e paradës në qytetin e fëmijërisë. Është kohë tjetër. Nuk mund t’u thuash njerëzve, ëndrra jote ma shpif, jeto ëndrrën time! Por për një gjë mund të imponohesh, duke i thënë kujt na sheh si kriminelë për dy lekë; Jo, nuk jemi të tillë. Shqipëria nuk përfaqësohet nga krimi. Ne përfaqësohemi nga shumë shqiptarë të mirë që kanë emigruar në mënyrë të ligjshme, që punojnë, që janë të jashtëzakonshëm. Janë shumë, por nuk kanë zë. Sot, zëri i tyre, ishte zëri i kryeministrit shqiptar.

Rama ishte sot kryeministri i njerëzve të lirë të lëvizin, emigrojnë, të studiojnë, punojnë, kthehen, ikin e vijnë. Nuk është e vërtetë që jemi si në shumicën e shkrimeve të Daily Mail. E keqja është që shkrimeve të tyre ne i japim zë, i përkthejmë, i botojmë dhe nisim e besojmë dhe vetë se jemi komb krimi. Unë jam e sigurt që shumë prej jush që punoni në Britaninë e Madhe ndjeheni mirë, kur dikush flet në emrin tuaj sot.

Mbase ky kryeministër, nuk ia doli t’ju mbante, mbase as tentoi, por sot ai foli në emrin tuaj dhe ka ca ditë si kjo që ke nevojë të vijnë. Sepse nuk je vetëm, i ikur, i përbuzur. Pas teje është Shqipëria, gjuha dhe gjaku i një kombi të vjetër njerëzish që ia kanë dalë gjithmonë. Luftarakë dhe zemërbardhë! Po, po, për shqiptaret po flas!(Dritare TV)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 25/03/2023 10:15

    Rudina Xhunga paska gèlltitur okllainè dhe po kandidoka pèr lugèn e tepsisè. Punè e saj. Me gazetari apo format intelektual qè demonstron shtyllè kurrizore, shkrimi i saj, nuk ka tè bèjè fare, pèrkundrazi. Nè kètè Shqipèri sot, ku gjithkush ka njè alergji tè lindur ndaj punès dhe njèkohèsisht njè "èndèrr" tè sè punuari nè shtet,,edhe Rudina nuk bèn pèrjashtim. Vetèm se diçka duhet tè thuhet, pèr tè sqaruar sadopak kèto tymnajat e Rudinave tè oborrit. Rama,,,nuk pèrfaqèson ASGJÈ, pèr shqiptarèt jashtè Shqipèrisè pèrveçse simbolit tè njè njeriu tè dèshtuar, qè pèrpèlitet pèr tè mbajtur atè karrike pushteti, si gjithè hajdutèt para tij. Ai, u kujton atyre jashtè, me atè falsitetin e tuxharit mashtrues, ARSYEN se pse ata nuk janè duke jetuar aty ku i lindi Zoti dhe pse u detyruan tè marrin gomonet. Rudina Xhunga, lèpirja e tè ndenjurave, nuk èshtè akt heroik.!!!

    Përgjigju
  • Liza: 24/03/2023 19:17

    Uau! Deri ku shkon servilizmi. Sa pa pike turpi turren kush e kish ti thure lavde megallomanit hajdut te bllokut. Nuk ju ndali, thote, por po u perze! Te vjen ndot kur mendon qe pas kaq e kaq vitesh ne vend te emancipohen, me shume i afrohen modelit enverist te kapjes se shtetit per pushtet imoral privat.

    Përgjigju
  • ben: 24/03/2023 18:19

    hahahahah ahahahaah me mire rama perfaqeson shqiptaret e shtepive te barit, se sa ata te punes, se po te kisjhte pune do kishin nejte ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja