Rama përgëzon policinë për super-operacionin kundër fajdeve: Sot Shkodra është më e qetë

Rama përgëzon policinë për super-operacionin kundër fajdeve: Sot Shkodra është më e qetë

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar policinë për operacionin e kryer në Shkodër në zbulimin e një skeme fajdesh që çoi në pranga 11 persona, mes të cilëve policë, ish-kancelarë gjykate.

"Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikas. RESPEKT", shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Lleshaj: Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj përgëzoi policinë për operacionin "Maranaj" në Shkodër, që çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal në një skemë fajdesh me interesa të larta dhe me marrje në pronësi të tyre të pasurive të mëdha të personave që nuk shlyenin dot borxhet me interesa shumë të larta. Në një postim në Titter, Lleshaj thotë se suksesi i arritur në Shkodër, që dita-ditës sipas tij po lirohet nga krimi, është motivim për policinë për të punuar për të ardhmen integruese të vendit.

“Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane ", shkruan ministri Lleshaj në Twitter.‍

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 14/03/2019 18:44

    arrestoni ibrahim licin shtet legen na mburreni kot thu se qa keni ba.shkodra sasht hiq as ska me ken vend i sigurt najher

    Përgjigju
    • Potaldi: 14/03/2019 20:44

      Pse nuk e arrestojne atë? Kush e ka frikë? Janë më Ramen lict që nk i arrestojnë apo i ka frik Rama ata?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin