Rama përgjigje Bashës: Si rrotullohet
bota, i lutesha unë Lulit dil të të takoj

Rama përgjigje Bashës: Si rrotullohet<br />bota, i lutesha unë Lulit dil të të takoj
Kryeministri Rama ka qënë i ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut dhe i është përgjigjur ftesës së Lulzim Bashës për debat televiziv.

Rama tha se politikanët që nuk kanë asgjë për të humbur kapen edhe pas fijes së barit dhe është shprehur qartë se nuk është për debat televiziv.

“Si rretullohet bota, i lutesha unë Lulit, dil mor të të takoj, tani thotë ai eja në debat.

Zakonisht politikanët që s’kanë çfarë të humbin, kapen dhe mbas fijes së barit, si i mbyturi dhe kërkojnë debat me ata që kanë gjëra shumë më serioze për të bërë sesa të bëjnë një shfaqje që nuk i shërben askujt.

Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim, kështu që një shfaqje ku të shkëmbehen muhabete që njerzit i kanë dëgjuar dhe i  kanë stërlodhur, nuk kam ndërmend ta bëj. Dhe mbi të gjitha nuk jam në këtë fushatë të ndihmoj Lulin”, u shpreh Rama gjatë intervistës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime