TIRANE - Forumi botëror i ideve novatore, hapur sot në Tiranë, është përshëndetur nga Kryeministri Rama, i cili ka postuar në Twitter një foto të takimit me citimin: " Një hapje e bukur e TEDx me fjalimin madhështor të Stefano Boerit për boidiversitetin".

Ky forumi botëror, i mbështetur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, këtë radhë tentonte të zgjiste ide ërmes temës  “E bekuara e panjohur” ; në të janë ftuar një sërë lektorësh për të ndarë me njeri tjetrin, përvojat e tyre. Ndër to, është edhe  bashkëshortja e ish-Kryeministrit Berisha, znj.Liri Berisha.
 
Në këtë forum ka folur edhe Kryeministri Rama, dy vjet më parë, në Selanik të Greqisë, kur ai ishte kryetar i PS-së në opozitë. Rama rrëfeu sesi kombinoi detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës me shpirtin e artistit, ç’ka çoi në rifreskimin e ngjyrave të kryeqytetit shqiptar dhe rilindjen e tij. Bisedën e lirë, Rama e titulloi “Kurajua për të krijuar”.

tedx
(Foto e publikuar nga Kryeministri Rama për hapjen e TEDx sot)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)