Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

Lulzim Basha dhe Edi Rama

Ka një seri të drejtash në gjërat që artikulon sot Opozita, kuptohet duke lënë ato të cilat i kërkon me hekur e me zjarr dhe anatemën fyese. Padrejtësia sot është kudo. Ka veç një të drejtë themelore nga ana e maxhorancës, sot, që zgjedhjet të bëhen në afatin e duhur. Deri më tani, Kushtetuta është arnuar saqë të vjen siklet ta përmendësh, ashtu si kanë vepruar të dy palët me të, kur i është dashur të fitojnë avantazh në zgjedhje. Këtë herë duket se kryeministri Edi Rama duhet ta mbyllë mandatin, paçka se zgjedhjet e mëdha duken afër, kurse zgjedhjet vendore duhen bërë në kohën e duhur. Arsyeja është e thjeshtë: Opozita e sotme dhe ajo e nesërmja duhet të mësohen me rotacionin normal dhe me rregullat e lojës. Kurse njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për zgjedhjet e tyre të tipit Nano, Berisha, Rama, Basha. Sa më shumë harrojmë aq më shumë e pësojmë.

Nëse Opozita nuk do futet në zgjedhje dhe gjasat duken të tilla, atëherë PD-ja dhe aleatët e saj do vuajnë shumë një zgjidhje, që u bë jo me logjikë por me emocion. Mund të artikulohen shumë gjëra ndaj maxhorancës, kundër të huajve dhe strukturave që monitorojnë zgjedhjet, por një gjë nuk mund të falet: Kontrata me njerëzit është për katër vjet. Nëse nuk e plotëson atëherë duhet të marrësh me vete pasojat.  Mjerë ti që e bën, më mjerë ata që të besojnë. Pasojat për opozitën do jenë realisht të mëdha, pikërisht dhe prej faktit që nuk po i përgjigjet lojës së thjeshtë të demokracisë. Mbi të gjitha nuk po përgatitet në kohën e duhur për ndryshimin.

Është e tepërt të besosh se Edi Rama do të vazhdojë më pas këtij mandati. Është për të ardhur keq zhgënjimi prej tij dhe sidomos gjuha e përdorur nga kryeministri shqiptar. Njeriu që pretendonte se do të ishte zëri i popullit dhe lideri i të Majtës, tregoi se mori një vend që nuk i takonte thjesht prej paradokseve të kohës dhe mënyrës sesi zgjidhen sot njerëzit. Veçse tërheqja e tij, shumë i përmendin shpesh ato, do të jetë vrastar për PS-në, që pas tij do t’i duhet kohë e gjatë të gjejë veten. Megjithatë ky moment do të jetë i pamëshirë jo vetëm për të por edhe për të gjithë të Majtën, që besoi se ky njeri ishte i duhuri për vendin. Njerëzit e thjeshtë të PS-së janë njësoj të zhgënjyer, paçka se tërheqja e Ramës në këto momente do t’i kthej shumë pas.

Zgjidhja e palëve është një: Të marrin pjesë në zgjidhje dhe në vend të merren me Borschardt dhe Vllahutin, të mësojnë sesi Shqipëria mund të jetë demokratike. Është e thjeshtë edhe pse palët e paraqesin sikur po bëjnë një mundim të stërmadh për të na përfaqësuar dhe sesi u dhemb për zgjedhjet. PD dhe LSI po dëmtojnë jashtëzakonisht veten, kurse PS-ja po bëri flirte do marrë rrugën që ka nisur opozita e sotme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tropoja: 19/05/2019 20:25

    Ti o Basha je cun mamaje leje fare kete Pune se bandat qe ka pas PD ti morì Rama prandaj erdhi ne pushtetin, per kryetar opozite duhet Berisha se ai per 24 ore e largo Ramen nga Shqiperi dhe Jo nga kryeminisria .. qe ka per rreth

    Përgjigju
  • Para Laci: 19/05/2019 16:47

    Vetem ju te jeni mire me shendetin se neve per lesh kemi ikur si popull, se desh harrova Presidentin Meta, te na rroni Juve te 3, se neve jemi shum mire, Po' ju te tjeret a jeni me kete mendimin

    Përgjigju
    • Vicidoli: 19/05/2019 19:59

      Rrnofte Flamur Noka

  • TA NGECI: 19/05/2019 14:45

    O ben andoni un Edi Ramën se njof për budalla. Edi Rama mund të ket shum gabime por nuk është kKRRIMINEL. Ky lyli është një paçavure e një njeri shum ordiner pa dipllom hajdut e gënjeshtar e kalama. Ky është aq idjot sa mban pran tij fatmir jevgjit mediun një njeri plotësisht i skaduar. Mban pran tij nard vesh gjat ndoka një njeri komplet IDJOT. Mban pran tij dash PIANECIN. Për monika buçen ka dhën deklarat që e ka dëgjuar GJITH SHQIPRIA e sot e ka bashkluftëtare të mullinjve të erës. Edi Ramën mund ta mundi kushdo tjetër po LYLI kurr në jet se mund. POPULLI SHQIPTAR ËSHTË POPULL I ZGJUAR.LYLI SE KUPTON QË ËSHTË KART E DJEGUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë