Rama: Policia e Shtetit përgjegjëse për krimet mjedisore, e pafalshme të bëjnë sikur s'ndodh asgjë

 

Policia e Shtetit është përgjegjëse për krimet mjedisore dhe nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë. Mesazhin e qartë Kryeministri Rama e kishte për policët gjatë prezantimit të buxhetit 2022.

"Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është mundësuar qendra e kontrollit të rrugëve të Shqipërisë dhe po punohet për sistemin e kamerave inteligjente që do të heqë patrullat nga vendi.  Projekti tjetër do të jetë ai i satelitëve. Ne do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale çdo ditë. Policia e Shtetit do të ketë ccdo ditë të dhëna për ndërtimet pa leje, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, pra krimet mjedisore. Dhe policia e shtetit është përgjegjëse t'i identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit por edhe të marrë masa. Është e patolerueshme që në pyllin e sodës të mbyllet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë, as të mos dëgjojë asgjë, është e patolerushme të hidhet zhavor për të krijuar platformë pa leje në plazhe dhe askush të mos bëjë asgjë. Goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar. Nuk ka më gjobë, por arrest dhe shkon përpara drejtësisë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti për policinë/ Rama: Zero tolerancë për krimet mjedisore, ju jeni përgjegjës kur s'reagoni! Kamera inteligjente, heqim nga rruga patrullat! Nano: Buxheti, rritje me 81%


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së