I përditësuar
"Partnerët ndërkombëtarë kanë vlerësuar luftën e policisë ndaj drogës"
TIRANË, 29 Janar/ATSH- I. Vata/-Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi në Kuvend, se Garda Civile Spanjolle ka rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës por që drejtohej nga një pilot shqiptar, pjestar i Forcave të Armatosura prej 18 vjetësh.
Kryeministri Rama, deklaroi se Ministria e Jashtme e Shqipërisë është vënë dijeni për një ngjarje të rëndë në Spanjë, nga autoritetet përkatëse dhe shprehu vullnetin e qeverisë për vijimin e luftës së egër ndaj krimit dhe veçanërisht kundër trafikimit të drogës.
"Avioni vinte nga Maroku dhe drejtohej nga një pilot major i Forcave të Armatosura Shqiptare prëj 18 vjetësh. Gradën major e ka marrë në vitin 2009.
Lufta me drogën nuk ka nisur më 23 qershor por ka shoqëruar rrugën prej vitesh ama është e vërtetë se me votën e 1 milion shqiptarëve më 23 qershor 2013 dhe me krijimin e qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Evropiane beteja me drogën ka hyrë në një fazë të panjohur më parë dhe të paimagjinueshme", theksoi Kryeministri, Edi Rama.
Po ashtu, Kryeministri u shpreh se "Menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorti më kanë takuar disa partnerë ndërkombëtarë dhe vetëm vitin e shkuar ne e kemi rritur me 20% numrin e të kërkuarve ndërkombëtarisht dhe ua kemi dorzuar drejtësive të vendeve partnere. Pas operacionit të Elbasanit unë kam marrë urimet nga partnerët nderkombëtarë me supërlativa, ç;ka do të thotë se Shqipëria nuk u bë vendi i drogës pas 23 qershorit sepse në këtë luftë të qeverisë dhe Policisë së Shteti e bëri Shqiprinë të çliruar nga droga. Të çohesh e të insistosh, Lazarati,Dukagjini, Elbasani nuk janë rezultate të dukshme të një politike të re kundër krimit, është fatkeqësi për të gjithë ata që u kanë votuar dhe besuar".
Rama solli si risi ngjarjen e dy ditve më parë ku arrestohen dy persona që i kanë ofrual punonjësve të policisë ryshfet dhe është hera e parë në 20 vjet që pas ardhjes së qeverisë së re në pushtet që në policinë e shtetit janë denuar dhe çuar për precedim penal mbi 300 punonjës polici për veprimtari antiligjore dhe kjo është hera e parë që kjo polici bëtejën për të vendosur ligjshmerinë e bën brenda vetës me të njejtin intensitet që e bënë dhe jashtë saj. Janë 897 policë të ndëshkuar siç janë 1290 policë të tjerë në hetim. Për këto nuk bëhën krahasime mes kësaj qeverie dhe asaj që lamë pas në raport me shtetin dhe ligjin, si dhe aftësitë për të marrë në dorë fate e një vendi"., theksoi Kryeministri në Kuvend.
Kryeministri, Edi Rama, theksoi më tej se do të venbdosen kamera në çco rrugë dhe çdo polic do të jetë i lidhur me kamera dhe do të ketë monitorim online për të identifikuar çdo mjet, targë dhe çdo shkelje të qarkullimit dhe nuk do të ketë më polic që të abuzojë me detyrën.