Rama poston videon e spitalit të Pediatrisë Durrës, mjekët: Dikur na vinte zor nga prindërit, sot kushtet janë më të mira

Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin mëngjesin e sotëm në investimin e bërë në spitalin e Pediatrisë në qytetin e Durrësit.

Përmes një video në Facebook, ai ka sjellë pamje të ambjenteve të brendshme të spitalit të rinovuar si dhe disa rrëfime të mjekëve.

Mjeket shprehen se ky spital është transformuar dhe është bërë me kushte më të mira duke i ofruar pacientëve trajtim të mirë.

Një tjetër infermiere shprehet se dikur ka pasur ankesa nga prindërit mbi kushtet e spitalit ndërsa transformimi që i është bërë, është si nata me ditën.

"Unë jam infermiere prej shumë kohësh në urgjncën e Pediatrisë dhe jam shumë mirënjohëse sidomos në kohën e COVID-it në këtë situatë kaq të vështirë të bëhet kjo godinë kaq e mrekullueshme. Nuk kam punuar kurrë në kushte kaq të mira" - u shpreh një prej mjekeve.

"Dikur neve na vinte zor për kushtet që ishin për fëmijët që i çonim në dhomën e shtrimit. Sot është si nata me ditën. Këto kushte na e bëjnë më të lehtë të jemi më komod" - tha një mjeke.

"Prindërit dikur thonin se nuk mund t'i lenin fëmijët këtu. Tani nuk duan të dalin nga spitali" - tha një tjetër mjeke.

 

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arif: 13/12/2020 09:38

    Durresi mendoj se ka nevoje per nje spital te ri modern kirurgjkal per poullsine e madhe qe ka,, dhe per turistet e shumte qe vijne ne durres....

    Përgjigju
  • eli: 11/12/2020 08:26

    Po ca e reklamon kot,apo do qe te vijne dhe ta thyejne me gure!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave