Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar sot në Instagram një video për të treguar se ka përfunduar tashmë një segment prej 12 km rrugë dytësore në Milot që të lidh me Rrugën e Kombit.
“Milot-Nyja e Re që lidh Rrugën e Kombit aty ku deri dje kishte vetëm një shteg rreziqesh”,- shkruan kryeministri në Instagam.
Në video kryeministri dëgjohet teksa thotë:
“Ky zakoni vjetër bëj rrugën kryesore dhe ça ka tjetër harroje, pastaj mbushet me plehra dhe mallra duhet marrë fund. Duhet një pamje e gjelbër dhe mjedisore për së mbari. Kjo është një nga veprat e para që tregojmë se si do t'i bëjmë veprat publike, do të jetë si nata me ditën me kohën e kaluar. Këta llogarisin kilometrat tendera, por kilometrat reale janë më shumë se 5 vitet e mëparshme. ”