Vijon pa ndalim puna për ndërtimin e konvikteve të reja të mjekësisë, e duket se studentët do të akomodohen pikërisht në këto hapësira, në vitin e ri akademik. Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirmëngjes pikërisht me një video nga kantieri i ndërtimit të këtyre godinave.
"Mirëmëngjes dhe me kantierin e konvikteve të reja të mjekësisë, ku vazhdon pa ndalim puna ndërtimtare, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Konviktet e reja prite të përfundojnë në muajin tetor. Rezidenca studentore ka një sipërfaqe totale prej 3.452 metra katrorë.
Në të do të ketë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat do të ketë ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu është parashikuar lavantaria, dhomat e studimit dhe depot.