Rama poston videon nga Kopshti Zoologjik: Hap portat për të pritur fëmijët këto Krishtlindje

Brenda këtij viti, fëmijët në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen dhe të mësojnë më shumë për kafshët në Koopshtin Zoologjik. Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, bën me dije se Koopshti Zoologjik që po rikonstruktohet, do të hapë dyert për fëmijët pikërisht për Krishtlindje. Sipas Ramës, kushtet dhe atraksionet do të jenë krejtësisht të reja.

"Mirëmëngjes dhe me kantierin e Kopshtit të ri Zoologjik që këto Krishtlindje do të hapë portat për të pritur fëmijët, me kushte e atraksione krejt të reja, ju uroj një javë të mbarë", shkruan kryeministri.

Projekti për Kopshtin Zoologjik është në fazën përfundimtare të tij dhe ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 06/09/2021 19:00

    Do ishte me mire Te rrish vet me gjith ato 140 gjakpirsat e parlamentit oo

    Përgjigju
  • Qwert: 06/09/2021 12:40

    Do ishte me mir te fusin ne kafaz erjon veliaj te mesojn femijet qe ka dal nje lloj kafshe e re ..

    Përgjigju
  • edmond tusha: 06/09/2021 07:31

    Qe dum ! Tu pas Parlamentin me e pa falas ne tv,e perse duhett per te shku te kjo e reja ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton