Rama: President nga dialogu
Dule: Nano kandidat i duhu

Rama: President nga dialogu<br />Dule: Nano kandidat i duhu
TIRANE- Zgjedhja e një presidenti konsensual dhe përfundimi i reformës zgjedhore brenda 24 majit janë dy pikat ku kreu i PS-së Edi Rama dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule bien dakord. Ndërsa ndahen tek emrat konkretë të kandidatit për president.

Për Vangjel Dulen kandidatura e përshtatshme e një presidenti konsensual është Fatos Nano. Ndërsa Rama insiston në një emër të dalë nga dialogu mes partive.

“Koha ikën e ndërkohë kemi detyrimin e madh t’i japim zgjidhje dy momenteve të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në këtë 100 vjetor. Na duhet një reformë zgjedhore e dakordësuar dhe miratuar para 24 majit, në unison me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare. Na duhet dhe një president që të jetë mishërim i unitetit të kombit dhe kontributor i vetë rajonit. Kryeministri bën shurdhin, do një president të vetin ndërkohë që ne duam një president për vendin”- deklaroi Rama pas takimit me kreun e PBDNJ-së në hotel Sheraton.

Nga ana e tij Dule nënvizon “Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë opinionit se Nano është një kandidutarë që plotëson të gjitha kriteret që kërkon procesi konsesual për të zgjedhur president. Do jemi kundër cdo veprimi të njëanshëm siç mund të jetë ai i propozuar nga maxhoranca”

Dule u shpreh i gatshëm për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, duke e akuzuar si fajtore për dështimin dy herë të marrjes së statusit të vendit kandidat.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie