TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Në takimin mes tyre sië duket edhe nga postimi në Instagram, Rama ka veshur edhe një tunikë të dhuruar nga ambasadori, i cili ndër të tjera i dha kryeministrit edhe ftesën për të vizituar Riadin së shpejti për të takuar princin e Kurorës së Arabisë Saudite.

'Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme', shkruan Rama në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)