Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Kryeministri Edi Rama ka pritur për herë të dytë Rabinin Yoshiyahu Yosef Pinto në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se Shqipëria është një vend model për vëllazërinë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po ashtu, ai theksoi se ishte një privilegj i veçantë të vizitonte Vlorën me Rabinin Pinto, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë.

Siç ka lajmëruar më parë, Rama tha se në zonën ku dikur ndodhej lagjja hebraike, së shpejti do të fillohet ndërtimi i muzeut hebraik.

“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

Muze hebraik projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot. Do të jetë një muze me te gjithë aksesoret e nevojshëm qe konfirmon bashkëjetesën mes hebrenjve dhe shqiptareve në Vlorë, kryesisht në periudhën e Holokaustit dhe duke konfirmuar ndihmën që shqiptaret i dhanë komunitetit hebre në Vlorë.

Kush është Rabbi Yoshiyahu Yosef Pinto?

Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto është një figurë e njohur fetare dhe udhëheqës spirituel, i njohur për ndikimin e tij në komunitetin hebre dhe jashtë tij. Ai është themeluesi dhe lideri i organizatës "Shuva Israel", e cila ka për qëllim ofrimin e mësimeve shpirtërore për hebrenjtë dhe të tjerë që kërkojnë udhëzim në jetën e tyre. Organizata Shuva Israel është aktive në shumë shtete.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lia: 07/01/2025 13:26

    KRYEMINISTER QE SMENDOJ ASNJEHERE PER NE ESHTE KRENAR PER LLOJ LLOJ SHPIFARAKU VETEM TE LEPIHET DI TE JAPI NAI COPE TOKE SE JA KANE LENE PRINDERIT AMANET E TE RROJ I QETE NE SURREL TE SARAJET E VETA , POLITIKANE QE MOS E BOFSHIN PIKEN E HAJRIT SE E KANE HUMB REALITETIN PO MUS U MERZISNI SE NE VEC DO SHOHIM POR ZOTI KA PER TI ULE KEQ ME KOM NE TOK .

    Përgjigju
  • Miri: 07/01/2025 12:19

    Si kur të qenka ulur vdekja pranë duket

    Përgjigju
  • Pak histori: 07/01/2025 09:14

    Rreth viteve 1500, pasi osmanet perzune arberit nga viset e tyre dhe iken si arvanitas ne More dhe arberesh ne Itali, osmanet sollen evrenjte ne Shqiperi. Keta te fundit ishin perzene nga Spanja si njerez problematik dhe asnje shtet i saj kohe nuk i pranonte, pervec pak ne Itali dhe Sulltanit te Perandorise Osmane. Sulltani i pranoi pasi i paguan shuma te medha paraje. Pashai i Beratit e ekzekutoi Shen Kozmain pasi u pagua nga evrenjte, sepse thoshte per respektimin e se djeles si dite e shenjte dhe se pazari duhej te behej diten e shtune. Kjo i demtoi shume evrenjte, te cilet paguan per vrasjen tij. Pas renies se komunizmit ne 1990 evrenjte u larguan me deshire nga Shqiperia dhe nuk i perzuri askush. Kryeministri te sqaroj se cfare fshihen pas ketyre vizitave. Perse nuk ngrihet nje monument per shiptaret e masakruar nga turqit ne 500 vjet? Perse nuk ngrihet nje monument per kleriket e vrare dhe internuar nga komunizmi? Perse nuk permend askush qe nuk jemi ne lufte dhe jane larguar 70 % e shqiptareve? A ka ndonje plan per te na shperngulur dhe zevendesuar me popull tjeter?

    Përgjigju
  • Beni: 07/01/2025 07:03

    Bravo Rama. Shqiperi & Israel miq te perhershem.

    Përgjigju
    • O Beni: 07/01/2025 08:37

      Ska pas ,ska e ska për të pas naj her MIQ izraeli o Beno.Msojeni mir kte.Ky mjekër cjapi jon i ka dhon durët kti veni.E ‘ka’pron babe e ka fillu me kohë duke bo qoka me tokat e Shqipnis.Mos të duket çudi kur tvi naj deputet a ministër çifut si Zelensky psh në Ukrainë

  • Gjini: 07/01/2025 04:10

    O krieminister, nderto nje muze per tmerret qe ka hequr populli yt nga fashizmi serbo-grek.Ka rreth 150 vjet qe populli juaj masakrohet nga fqinjet, bej nje muze te mbijeteses. Pastaj hidhu nga cifutet. Prej atyre dhjam pleshti do nxjeresh. Megjithse greket dhe serbet i dorezuan te nazistet, cifutet para vendit tend ato shtete perkrahin. Ndaj boll me servilizma cifutesh, sherbej popullit tend.

    Përgjigju
  • Fiks: 07/01/2025 03:02

    Axhenda sorros.

    Përgjigju
  • Fiks: 07/01/2025 02:49

    Free Palestine!

    Përgjigju
  • Shkodrsni-Belgjike: 06/01/2025 23:17

    Takon vrasësit e fëmijëve, ske për ta marrë votën time.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës