Rama prezantoi kabinetin e ri, reagon Basha: S’i gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore! Vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të familjeve shqiptare

Rama prezantoi kabinetin e ri, reagon Basha: S’i gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore! Vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të familjeve shqiptare

Kryedemokratik Lulzim Basha

Pasi kryeministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, duke u shprehur triumfator për fitoren e madatit të tretë, ku nënvizoi se PD nuk do t'i mundë me “dhëmballën e prishur”, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha i cili vazhdon të përsërisë të njëjtin refren të asaj që ai e quan "masakër zgjedhore".

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Basha thotë se do të jetë udhërrëfyesi i opozitës për t’i kthyer vendit një qeveri që buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, dhe jo sipas tij nga krimi e korrupsioni. Lideri demokrat thekson se PD ka depozituar qindra padi penale në SPAK e prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, dhe drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq.

“Shkatërruesi i bashkëjetesës demokratike, ortaku i tomdoshëve dhe aqifrakipëve, autori i kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë, mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore. Që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR, me blerje masive votash, presion ndaj votuesve, shkrirjen në një të partisë me pushtetin, shpërdorimit të aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, rritje të punësimit fiktiv në administratën publike,  presione mbi administratën, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave personale për të ushtruar presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorim të grupeve kriminale.

Për të gjitha këto shkelje, Partia Demokratike ka depozituar qindra padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore. Përballë fakteve të patjetërsueshme, drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare. Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë”, shkruan Basha.

Sot Rama prezantoi qeverinë e mandatit të tretë me 5 emra të rinj, 10 ministra të rikonfirmuar në kabinet dhe 6 të larguar. Në sy ra edhe prezenca e shtuar e grave në postet ministrore. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hamit: 03/09/2021 00:22

    A ka njeri qe e meson kete budalla me fol.O Lul koqja,po behu politikan nje here,se le nam.

    Përgjigju
  • Nebiu: 02/09/2021 19:54

    Çfare katastrofe dhe ironie eshte qe akoma, po akoma, populli shqiptar dhe Shqiperia ka per opozitar nje leshko dhe super idiot si ky lulziu... Po mire qe eshte kaq dudum e i shpelare po eshte edhe kriminel e hajdut, zorraxhiu...

    Përgjigju
  • redi: 02/09/2021 18:24

    Masaker zgjedhore e quan ti Lul se populli e dha voten atje ku desh .Qeveri legjitime nga zgjedhjet me te mira deri sot

    Përgjigju
  • shef spirua: 02/09/2021 16:25

    Te jesh, apo te mos jesh.....?????!!!!Me vjen keq ,po ti o Lul fatkeqesisht po.JE.

    Përgjigju
  • Pelioni: 02/09/2021 16:14

    O Lyl po babalen si e bere o o lyl,si ore e sakrifikove ate djale qe per pak te solli ne pushtet dhe ti nuk e zgjodhe fare ne strukturat drejtuese te pd-se,gjynha do te te zene hakat e tij apo e ke strehuar ne shtepine tende ne Hollande bravo lulush edhe 8 vjet te tjera ne opozite . Te fala babales atij te vertetit jo atyre te shqupit se ju te tere babale jeni.

    Përgjigju
  • tomas: 02/09/2021 15:50

    nuk mundesh kurre te zgjosh nga gjumi dike qe ben sikur fle .......

    Përgjigju
  • O tej: 02/09/2021 15:37

    O Bashe debili dil nga bolet e Saliut?

    Përgjigju
  • dreni: 02/09/2021 15:30

    Ky i shkreti eshte ne gjume dhe nuk di se cfar ka ndodhur.... 7 her 7 bejne 42,fli gjum, a e ke mare vesh qe babi Saliu eshte NON GRATA o trap....

    Përgjigju
  • Cubi: 02/09/2021 13:37

    Shum keq ky i gjati !!!!!!!! Se pyeti lulin hic se si do bej qeverin e re keq keq gjynah se luli ka mjaft alternativa. Do ta kem pak parasysh ti them icik rames ta ket kujdes

    Përgjigju
  • Janullatosi me mask: 02/09/2021 13:29

    O lulush, ti je politikan i deshtuar. (Sqarim: Z. Basha, ti e di qe realisht nuk kam asgje kunder teje, por duhet te shkruaj ne kete menyre qe te behem me i besueshem per lexuesit, ne menyre qe te percjell mendime te maskuara! Me fal, por eshte e nevojshme qe te shtirem!) LULUSH... ti nuk ofron asnje lloj shprese per shqiptaret qe me te drejt urrejn Edi Ramen, perfaqesuesin e Sorrosit dhe te Illuminatit. Ah rrace e keqe ju... me fal, desha te them 'neve shqiptaret'!!! (Ndjese z. Basha, kete konstatim nuk e kam personal - eshte qitje me distance, per te share turk-albanet!) RRACE E POSHTER! Me zemer te lenduar duhet te them se KY VEND NUK BEHET! IKNI NGA ALBANISTANI!(Sqarim tjeter: miqte e mi komentues qe kane nevoj per besueshmeri jane te mirepritur te luajn rolin e patriotit dhe te me shajn! Rroft helenizmi - vdekje shqiptarizmit!)

    Përgjigju
  • Bledi: 02/09/2021 11:08

    Po ndonje ministri Gjumi per Bashen nuk ka. Ky Basha eshte t*** komplet, Rama fitoj mandarin e 3 dhe e ka edhe mandatin e 4 ne xhep , Basha llumutit kot. Perjashto Berishen nga grupi I PD, dhe je ne rregull mund te pretendosh nga Viti 2034 per fitore. Me fal se harrova Z. Basha filloj lufta apo jo.

    Përgjigju
  • REXHEP BIXH KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/09/2021 11:02

    O lyl o dyl me një brim i bi ti o i uruar qeverin e njofi Evropa e USA e ti thua nuk quhet se se njof un luli tum tum. Po ti e ke bo partin demokratike lesh çorapi o lyl trapi. Lene Edi pallën po shiko llëmballën. E llëmballa e infektuar do infektoi gjith trupin o lyl distancohu nga plaku mere salheu se do shkosh për lesh o lyli presh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë