Rama prezantoi projekti për Portin e ri të Durrësit: Na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor! Zgjatimi në Prishtinë kryevepër

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj.” – mikpriti Kryeministri.

Vepra për të cilën synimi është që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor po realizohet falë një pune të përbashkët me partnerët shqiptarë. Infrastruktura e vjetër tashmë e amortizuar e portit aktual, e cila shkakton ndotje dhe kaos në mjedis, do të transformohet falë projektit në një arkitekturë model.

Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me impakt të shtrirë në të gjithë rajonin.

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.” - u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, - u shpreh Kryeministri, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.

Ndërkohë që edhe për grupin projektues, ecuria e projektit është premtuese.

“Është mjaft interesante sepse ne nisëm  vetëm me këtë detyrë me ekipin dhe gjatë punës u bëmë shumë entuziastë, lidhur rentabilitetin dhe mundësitë e projektit, kështu që ka një entuziazëm në rritje dhe brenda ekipit.” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Porti i ri Turistik i Durrësit do të nisë shumë shpejt punimet dhe për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Proojekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë. Pritet të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/05/2022 01:48

    Durresi ka qene dikur porti me i madh dhe me i fuqishem ne pjesen perendimore te Bizantit.Ka ardhur koha t'a rifitoje shkelqimin e dikurshem,por vemendje i duhet kushtuar dhe qytetit vete.Ka ardhur koha qe rregullimi urbanistik i qytetit dhe i zonave te plazheve te futet ne binare.Dhe me qe permendem binaret te shohim si do rinovohet hekurudha dhe stacioni i pasagjereve.

    Përgjigju
  • Baftjar: 21/05/2022 13:09

    Ky port eshte shume i rendesishem per ne , projekt shum i mirmenduar dhe i realizuar mezi pres te perfundoj. Me behet qejfi qe keni menduar dhe per portin e prishtines

    Përgjigju
  • Arturi: 21/05/2022 12:35

    PO PORTI I JAHTEVE PSE NUK KA FILLUAR,,,KU ESHTE AI ARABI ALABARIN QE DO HIDHTE 2 miliarde dollare per portin,,E DURRESIT,,,AI THA SE DO FILLONTE PUNIMET NE MARS...

    Përgjigju
  • Fati: 21/05/2022 12:14

    Nje projekt teper i rendesishem per vendin tone. Do te coje ne nje zhvillim te madh turistik dhe ekonomikisht te vendit tone. Faleminderit qeverise per investime te tilla

    Përgjigju
  • Ardit: 21/05/2022 12:00

    Nje projekt me nje rendesi te madhe turistike e ekonomike jo vetem per shqiperine por dhe kosoven.

    Përgjigju
  • Drita: 21/05/2022 11:51

    Fjalet e thena po kthehen ne realitet, mezi po pres perfundimin e ketij projekti qe do e zhvilloje shume ekonomine e vendit tone. Ju uroj pune te mbare

    Përgjigju
  • Jorgo: 21/05/2022 11:02

    Porti i durresit do do rrise zhvillimin e ekonomise turizmit dhe kjo gje do te jete nje plus shume i madh per vendin tone

    Përgjigju
  • DURRESI: 21/05/2022 10:47

    O zoteri ti me keto projektet e ke ber Durresin MONACO E KALUAR HOLLANDES.....Po puna eshte qe nuk po shohim asnje gje vetem power point dhe video 3D......Durresi akoma permendet per reklama po asgje faktike....

    Përgjigju
  • diti: 21/05/2022 10:23

    ky investim jo vetem qe do te jete nje pike atraksioni por do te ndikoje ne ekonomine e vendit dhe do te tereqe akoma me shume tuistet drejt vetes

    Përgjigju
  • xhoni: 21/05/2022 10:18

    ne fakt ky me te vertete eshte nje super investim por nuk duhet te leme pa permendur dhe projekstuesit hollandez te cilet kane nje kontribut teper frytdhenes per projektin e portit ne qytetin e bukur te durresit

    Përgjigju
  • igli: 21/05/2022 10:15

    ashtu sic tha dhe z.kryeminister ky investim jo vetem qe do jete i bukur por do te beje te mundur qe te ndryshoje per mire dhe infrastruktura si nje model pozitiv per vendin tone

    Përgjigju
  • Elda: 21/05/2022 10:12

    Projekt ambicioz dhe e papare ndonjeher ne shqiperi. Me behet qefi qe zgjodhen qytetin e durrsit per ta bere kete port gjigand. Ju lumte per punen e palodjur qe beni

    Përgjigju
  • Djemiri: 21/05/2022 10:11

    Sa bukur ta nisesh diten me nje lajm te tille qe ka shume rendesi per vendin tone . Ky projekt qenka i mrekullueshem ne menyren sesi do ndertohet . Ky port do sjelle mjaft perfitime si ekonomike ashtu edhe turistike .

    Përgjigju
  • Mreti: 21/05/2022 10:11

    Per nje vend te vogel si ne ky port do kete nje rendesi te madhe dhe pozitive

    Përgjigju
  • Doncja: 21/05/2022 10:08

    Me vjen mire qe po investohet ne portin e durresit i cili esht nje nder pikat kryesore te import eksportit ne vend

    Përgjigju
  • pirro: 21/05/2022 10:07

    e teksa shikojme qe investimet nuk kane te ndalur shikojme qe cdo qytet po merr rendesine e duhur dhe investime te denja si ne rastin konkret pra porti i durresit do marre nj tjter pamje *pozitiv*

    Përgjigju
  • Shefqet: 21/05/2022 09:57

    Projekt i mrekullueshem i cili do sjelle nje zhvillim me te madh ekonomik.Ju lumte!

    Përgjigju
  • Ani: 21/05/2022 09:56

    Me kete projekt porti i durrsit do behet nje pik kryesore pee hyrjen ne ballkan por do e bej dhe durrsin tone akoma dhe me te bukur

    Përgjigju
  • Sybiu: 21/05/2022 09:55

    Po Arabi qe do investonte 3 miliarde? Cfare ndodhi? Apo iku dhe su kthye me.

    Përgjigju
    • Ilirjan: 21/05/2022 12:36

      Jane dy porte. Arabi do te beje portin egzistues si port turistik e jahtesh. Ky sot i hollandezeve, eshte projekti i portit tregtar ne Porto Romano.

  • limi: 21/05/2022 09:51

    porti durrsit nuk ka qen ndonjeher funksjonal sidomos per ballkanin perendimor qe mund te sherbej dhe per transport produktesh

    Përgjigju
  • Alma: 21/05/2022 09:44

    Me te vertete qe keni ber nje pune te mrekullueshme me zgjerimin e portit pasi tashme mund te kemi lidhje me europen perendimore

    Përgjigju
  • Dritan: 21/05/2022 09:44

    Ju keni ndermarre shume projekte qe i keni finalizuar ne menyren me te mire te mundshme . I falenderojme dhe ustallaret hollandeze qe erdhen ne Shqiperi per te dhene kontributin e tyre ne ndertimin e portit te ri ne Durres . Ky port do i sjelle Durresit nje zhvillim dhe me te madh dhe do e zbukuroje kete qytet.

    Përgjigju
  • Ermira: 21/05/2022 09:26

    Projekt super ambicioz ashtu sic e meriton porti i Durresit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun