Rama prezanton kandidatët e
Durrësit: Fund  rrënimit ekonomik

TIRANË – Ofrimi i shërbimit shëndetësor falas dhe ulja e nivelit të i analfabetizmit në vend do të jenë dy nga sektorët kryesorë, në vëmendje të Partisë Socialiste. Gjatë një takimi me qytetarët e Durrësit, ku kreu i PS-së, Edi Rama ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 23 Qershorit, u ka kërkuar atyre të tregojnë me votë qëndrimin e tyre. Në fjalën e tij Rama tha se qytetarët “duhet t’i japin fund rrënimit, dhe të kërkojnë një sistem shëndetësor, ku shërbimi ofrohet falas, e nuk duhet të vuash për shkak të mungesës së të ardhurave”.

Shkalla e lartë e analfabetizmit në vend sipas Ramës është një tjetër problem shqetësues. “Nëse studimet tregojnë se 57 % e nxënësve shqiptarë janë analfabetë funksionalë, kjo është shumë shqetësuese. Programi ynë synon t’i japë fund kësaj situate”, theksoi kreu socialist.

RAMA NE DURRES, PREZANTON KANDIDATET PER DEPUTETE

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar sot kandidatët socialistë për deputetë të qarkut të Durrësit. Ai vetë ka udhëtuar me autobus drejt Durrësit së bashku me ekipin e tij “Rilindje”, ku gjatë rrugës i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke i transmetuar ato direkt në mediat nëpërmjet “iPAD”-it të tij personal. Nga Durrësi, Sekretari i PS-së për Ekonominë, Ilir Beqja, tha se "Partia Socialiste ka një program ekonomik, që synon eliminimin e krizës dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët. Për 4 vitet që vijnë do të krijojmë 400 mijë vende pune".

"MIRENJOHJE PER PJESETARET E PS QE NUK JANE PJESE E LISTAVE"

Në takimin e tij me qytetarët e Qarkut të Durrësit, ku prezantoi kandidatët për deputet të këtij qarku për zgjedhjet e 23 Qershorit, Kreu i Partisë Socialiste, ka shprehur mirënjohje për 3 pjesëtarë që nuk janë pjesë e listave. Edi Rama tha se Gazmir Bizhga, deputeti Hazir Gashi dhe Edison Konomi janë ndër anëtarët që kanë kontribuar në programin e Partisë Socialiste.

" ME VOTE, QYTETARET DO T’I JAPIN FUND RRENIMIT"

Me votën e 23 qershorit qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin programin që i vjen më shumë në ndihmë atyre në jetën e përditshme. Kreu i PS-së, ftoi qytetarët e Durrësit, Fushë-Krujës, dhe Krujës të votojnë programin e Aleancës për Rilindje në mënyrë që “t’i jepet fund rrënimit, dhe të mundësohet punësim real, taksë e drejtë në vend të asaj të sheshtë, konkurrencë e lirë dhe takse zero për biznesin e vogël”. Sipas kreut socialist me programin e ri, qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojnë shërbim shëndetësor falas, si dhe më shumë mundësi për të përballuar kostot e vështira të jetesës.

Në qarkun e Durrësit janë në garë: 1.Blendi Klosi; 2.Klodiana Spahiu; 3.Ilir Beqaj; 4.Namik Dokle; 5.Gentian Bejko; 6.Artur Bushi; 7.Shkëlqim Troplini; 8. Jurgis Çyrbja; 9.Sokol Sula; 10.Ardian Kokomani; 11.Gëzim Agasi; 12.Taulant Xheraj;13.Esmeralda Shkjau.

Redaksia online
(e.s/ ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'

Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'