Rama: Rindërtimi në Krujë dhe Bubq mbyllet në tetor! S'po bëjmë punë për fushatë, s'kemi fjetur asnjë ditë gjumë! (Ndërpret fjalën në respekt të Ezanit)

KRUJË- Kryeministri Edi Rama është ndalur në Krujë për të prezantuar kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ku listoi edhe disa nga objektivat e qeverisë për këtë qytet. Fokusi do të jetë tek turizmi.

Me nota ironike Rama nuk kurseu krahasimin me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilin e konsideroi si një person që nuk bën punë, po vetëm fle. Ai ka pasur edhe një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë se po inauguron vepra publike vetëm për fushatë. Një gjë tillë, sipas Ramës nuk është e vërtetë pasi këto punë kanë nisur që në krye të herës.

Për kreun e qeverisë programi i PD-së është si dardhë me bishtin mbrapa, që të vë lakun në fyt. Njëjtë e ka cilësuar edhe koalicionin opozitar, sipas së cilin nëse dikush i jep votën PD-së, do të marrë nga pas Ilir Metën, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu dhe aleatët e tjerë.

Në fjalën e tij Rama bëri të ditur që rindërtimi në Krujë dhe Bubq mbyllet deri në tetor të këtij viti.

Gjatë ditës kryeministri është ndalur edhe në Shijak, ku dorëzoi çelësat e shtëpive të rindërtuara për disa familje si dhe në Fushë-Krujë, ku inspektoi ujësjellësin e sapo ndërtuar që do garantoj uji 24 orë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
Rama në një piceri në Krujë: Do marrin picën numër 12 në menu

Pasi prezantoi kandidatët për deputet në Krujë, kryeministri Edi Rama u ndal një piceri. Ndërkohë, ai ka zgjedhur që të porosisë picën numër 12 në menu, që përkon me numrin e PS në fletën e votimit.

“T’i bëjmë pak xhiro se ka qenë dhe pandemi, po dhe pak reklamë”, tha Rama.

Ora 18:49
Rama: PD s’ka ndërtuar asnjë shkollë, ju vret syrin e bukura

 

Në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve në Krujë, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet për kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Rama tha se ata nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë, ndërsa qeveria ka bërë të kundërtën.

“Nuk dinë të bëjnë shtet, por vetëm rrumpallë dhe e njëjta gjë vlen për fëmijët, vota në 25 prill në drejtim tjetër nga drejtimi që tregon vazhdimin e kësaj rruge është kundër fëmijëve. A mund ta imagjinoni që ata bëjnë shkolla si ne se nuk kanë qenë një herë por disa herë në pushtet, më tregoni një shkollë që e kanë bërë këta. Nuk dinë, e bukura ju vret sytë atyre. Mësuesit e dinë shumë mirë që nuk i luan njeri nga puna, janë 11 mijë që kanë hyrë në punë nga portali, shkoni votoni, dhe mos u habisni kur jeta t’ju shkojë mbrapsht”, tha Rama.

Ora 18:40
Rama: Nard Ndoka filozof, Gon Duka ministër në shekullin e pestë, me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçes

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi koalicionin opozitar.

“Ka bisht mbrapa si gjarpër, që jo të ngec në fyt, por të rrotullohet në gërmaz që të mos marrësh frymë, se ka Saliun, Metën dhe Monikën, dhe thonë voto PD, voto PD dhe t’i marrësh dhe këto pas, hajt se Saliun e duan, po Ilirin Monikën nga mbrapa, po ku ka shans që të bëhet punë, unë e di se ca kam hequr, që të bëhet punë, po këta tani kanë ikur fare, tani na i numërojnë vitet sikur kemi qenë shëtitje, e morëm mandatin e parë hemorragji fare. Nuk kishte lekë, mali me borxh si mali i Krujës. FMN vlerësonte malin me Borxhe nga të gjitha anët. Ndalëm hemoragjinë dhe filluam reformat që nga energjia, tek uji duhet me i kujtu disa gjëra. S’ka më fushatë për uji. Kalojmë tek arsimi, gjithmonë kanë bërë të njëjtën gjë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, se nuk dinë ngaqë flenë gjumë. E kanë në program që do e bëjnë 6% TVSH e turizmit ndërkohë që kjo është sot e kanë në program se kanë harru. Po kur duan të kthejnë fashat në energji, ku biznesi u bënte familjar dhe i pasuri përfitonte. Po Gon Duka ca do ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të, po Fatmir Mediu, po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nardn Ndoka, të paktën është filozof, kush do jetë kjo qeveria e ndryshimit, se këta janë shalqi me provë të gjithë, pse duhen votuar që të ndërprehen punët e nisura se mandati i tretë e bën të pakthyeshme arkitekturën e ndërtimit të Reformave, nuk mund të kthehet më pas, ndoshta këtyre u vjen dhe mendja se nuk kanë reflektuar në asgjë, kemi bërë gabimet tona, që shumë njerëz i shprehin si mërzi, janë të drejta se s’kemi bërë ndonjë mrekulli, por sidoqoftë ndonëse jemi në qeveri, në shumë bëjmë një skuadër që është reflektim, shprehje e vetëdijes që duhet të përmirësohemi”, tha Rama.

Ora 18:31
Rama: Gomari që fle gjumë nuk t’i sjell drutë! S’të pëlqej unë? S’ka gjë se s’kam dalë për nuse, po unë të bëj punën

 

Për të treguar se është më i mirë se kundërshtari i tij politik në këto zgjedhje, Lulzim Basha kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer as autoironinë.

“Me marr një gamor që fle gjumë në këmbë dhe i thua shko merr drutë, nuk vijnë drutë, na humb dhe gamori, mirë që humb ai, por nuk na vijnë as drutë. Nuk më do mua, hajt se nuk kam dalë që të gjej nuse se e kam gjetur, ik shih sport, po punën kush do ta bëjë, Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat, o kokë e madhe që të rriten këtu dhe ta kenë të ardhmen e vetë këtu. Pash një kokë të madhe demokratike në Pazar, por në dyqanin e vet e ka taksën zero, dhe jo me premtim por e ka sot. Por si mund të votosh me këmbët e tua gomarin blu, dhe më pas të vij taksa e sheshtë më shumë se ky këtu. Pra ti më i vogli ta hash më keq se i madhi.”, tha Rama.

Ora 18:27
Rama: Rindërtimi në Krujë dhe Bubq mbyllet në tetor

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se rindërtimi në Krujë dhe në Buq do të përfundojë në tetor.

“Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas, ne e kemi bërë këtë program unikal”, tha Rama.

Ora 18:20
‘Inauguron veprat për fushatë’/ Përgjigjet Rama: Punët kanë nisur me kohë, s’kemi fjetur asnjë ditë gjumë

 

Kryeministri Edi Rama u ndal te ujësjellësi i Krujës, i cili sot u vu në punë duk sjellë ujë 24 orë për qytetarët. Rama pati edhe një përgjigje për të gjithë ata që e kanë akuzuar se po i bën punët për fushatë.

“Është e turpshme të flasësh për ujin, por është një turp që duhet ta mbajnë ato që e kanë, se në ashtu e gjetëm , por po i japim fund, kemi kantiere kudo ku po punohet për ndërtimin e ujësjellësve ku do sjellin ujë 24 orë në çdo familje. Kur shumë nga punët mbarojnë, ose janë në proces, pse tani u kujtuar për fushatë, pse doni votat, pse ujësjellësi u ndërtua tani për fushatë, për një javë apo për një muaj, cilat nga veprat që njerëzit i shohin të marrin formë përfundimtare kanë filluar një apo 2 muaj, jo ujësjellësi ka 2 vjet që po punohet. Sot finalizohet s ene nuk kemi fjetur gjumë asnjë ditë, po kur thonë tani u kujtuar për shtëpitë, po këta ku ishin, ka 15 muaj, qysh të nesërmen që u kemi ndenjur në kokë familjeve, duke mos i lënë jashtë i kemi strehuar”, tha Rama.

Ora 17:15
Ujë i pijshëm 24 orë në Krujë, Rama mbush shishen në rubinet: Gëzuar! Shishen e parë çojani PD-së

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky është urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës.

Nga sot, plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet e qytetit.

“Sapo kemi përfunduar investimin e ujësjellësit të Krujës për furnizimin me ujë të pijshëm. Ka koinciduar që para dy ditësh kemi marrë certifikimin e analizave nga laboratori. Uji është shumë cilësor dhe investimi është shumë i rëndësishëm për qytetin e Krujës. I premtuar prej shumë vitesh nga PD-ja, që do të furnizojë qytetin e Krujës, por këtë punë e bëmë ne. Madje, këto ditë në fushatë kam dëgjuar që do të bëjnë ujësjellësin për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Krujës. Puna që është bërë është mjaft cilësore, pasi ka qenë në terren shumë të vështirë”, - shpjegon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të Krujës do të sigurojë për 17.500 banore, jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminoje humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet. Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut.

Nuk munfuan as  batutat.

Punonjësi: Rubinetin hapi ti i pari….

Edi Rama: Keni gotë apo jo?

Punonjësi: Gotë? Pffff….

Edi Rama: Na bini një gotë apo shishe ta mbushim me ujë të pimë ujë. Hë more e gjetët një gotë apo një shishe bosh

Punonjësi: Ne kishim llogaritur vetëm me e hapur me e parë….

Njëri nga punonjësit sjell një shishe…

Edi Rama: Uji i pijshëm i Krujës 24 orë, gëzuar…

Pasi pi vetë, Edi Rama i kalon shishen Milva Ekonomit: Qenka edhe i ftohtë…

Edi Rama: Artur urdhëro shishen e parë, veri edhe tapën dhe çoja PD-së

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kruja: 27/03/2021 21:44

    O Edi po lere te fleje Luli, a e degjove budallallikun e fundit kur tha do punojme shume DO TA BEJME DITEN NATE.... Te gjumi e ka mendjen se gjumi te rit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City