GJIROKASTËR- Më 11 maj, kryeministri Edi Rama u kërkon votën të gjithë shqiptarëve pa dallim partie, me mesazhin se vetëm kjo forcë qeverisëse mund ta integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Nga takimi i radhës në Gjirokastër, ku prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku, Rama tha u kërkoi edhe votën demokratëve duke thënë se mundësia për integrimin e Shqipërisë në BE është reale dhe nuk mund të rrezikohet asnjë lëkundje pasi dritarja mund të mbyllet.
“Për herë të parë janë bashkuar ylli i fatit tonë, me yllin e fatit të tyre, jo vetëm ne duam që të bëhemi anëtarë të BE, por edhe ata duan që të na kenë në BE sa më parë. Ky është një moment që nuk do të thotë që do jetë i tillë në pafundësi. Është derë që është hapur tani për arsye që lidhen me ne sepse kemi bërë detyrat, kemi fituar respekt, na besojnë, por edhe për arsye që nuk lidhen me ne, sepse BE është në një moment kur përballet me një botë të trazuar”, tha Rama.
Një moment historik e konsideron 11 majin, për të cilin thotë se shqiptarët nuk duhet të shohin as majtas e as djathtas, por duhet të votojnë PS që t’i jepet mesazhi Brukselit se duam të bëhemi pjesë e BE.

"Edhe ata që janë demokratë, duhet të bashkohen tek ajo kutia jonë në fletën e votimit. Është mu në mes. Sepse duhet që negociatat të mos ndërpriten asnjë sekondë, të mos luhatet procesi asnjë skedon, kemi negociuar një kalendar 3 vjet. Janë 250 mijë faqe me ligje, me vendime, me rregulla që duhen marrë dhe adaptuar. Një votë më e fortë se sa thjeshtë shumica e PS, është mesazh për atë në Bruksel, se shqiptarët përtej të majtës së djathtës, përtej partive, po na thonë me votën e tyre që ne e kuptojmë mesazhin tuaj, e pranojmë sfidën që na keni bërë. Ne të gjithë si popull mbështesim këtë proces dhe duam të bëhemi anëtarë të BE", theksoi Rama.
"Kush do falës me ata (BE)? Bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli na krijon problem se e zë gjumi”, thotë Rama teksa nuk kursen ironitë për kundërshtarët politikë kur thotë se PS është e vetmja forcë që mund ta finalizojë procesin e integrimit.
Në fjalën e tij, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, Rama u përqëndrua edhe drejtësia e re, tek mbështetja e pavarësia që thotë se ia garantoi Partia Socialiste.
Rama theksoi se duhet ndjekur porosia se nuk ka rëndësi ngjyra e maces, por duhet t’i jepet rëndësi se ajo mace kap minj. Duke e krahasuar PS-në me një mace, Rama u shpreh se ata janë aq të zotë sa të kapin edhe minjtë e vet dhe jo vetëm të komshiut.
"Nuk ka lidhje çfarë ngjyre ka macja, unë them që të gjithë shqiptarët që votojnë më 11 Maj nuk duhet të shohin çfarë ngjyre kemi ne, por të ndjekin porosinë “mua s’më intereson çfarë ngjyre ka macja, por që macja të kapi minjtë”.
Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne, madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut. Dhe këtë neve këta na e këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën, por ne duhet ta mbajmë kokën edhe më lart nga çfarë e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye që për hir të historisë që po shkruajmë së bashku," tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ironizoi sot programin e Partisë Demokratike prezantuar edhe nga Klevis Balliu , kandidati demokrat në qarkun e Tiranës në një video në rrjetet sociale ku në fillim është një tavolinë e varfër ndërsa më pas një tavolinë e mbushur me ushqime.
Rama bën thirrje deputetëve të këmbëngulin tu përcjellin mesazhin qytetarëve se sa i rëndësishëm është integrimi në BE i Shqipërisë dhe se PS është e vetmja alternativë.
"Të gjithë deputetët duhet të mos harrojnë dhe mos humbasin durimin për tu shpjeguar të tjerëve rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE.... Duhet insistuar me këtë mesazh…Këtu nuk është cështja sa të pëlqen njëri apo tjetri por sot PS është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje. Pasi të hyjmë në BE, pastaj ka kohë do jetë tharë dhe këneta e me ndihmën e Zotit do lulëzojë ndonjë gjë nga krahët e tjerë, se deri tani janë ferra e britma të kënetës. Unë gjë tjetër nuk shoh. Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte se do të ndryshojë tavolina juaj në 12 maj. Programi ishte një tavolinë që mbushej plot me ushqim, muhabet bretkoshash dmth.
U kujtoi të mbledhin sa më shumë vota për PS-në.
Zgjedhja për cdo deputet është e lirë, por kalon nga vendosja e shenjës tek numri 5 pastaj poshtë kushdo zgjedh një deputet sipas dëshirës. Duhet të jemi të fokusuar tek numri 5 që të arrijmë historinë
Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me replikat me Lulzim Bashën. Teksa fliste për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se vetëm PS mund ta finalizojë këtë proces, teksa nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
"Kush do falës me ata (BE)? Bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli na krijon problem se e zë gjumi. Tani e ngjalla, i bie fyellit në një vrimë, duhet orientuar. Shkurt muhabeti këtë gjë, përtej shakave, mund ta bëjmë vetëm ne. Demokratët duhet t’i bien lapsit dh eta bëjnë për interesin e tyre, si patriotë për interesin kombëtar, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që se duan PS", tha Rama.
Komente

