Rama në Mirditë: Me 30 qershor ndahemi nga hienat që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Mirditë kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjergj Ndreca. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh i vendosur se zgjedhjet nuk mund të shtyhen se një forcë politike i trembet rezultatit të tyre, duke iu referuar qëndrimit të opozitës.

Ai tha se me 30 qershor, Shqipëria ndahet nga hienat që e trajtojnë Shqipërinë si një plaçkë të veten.

Ashtu si në Kurbin, Rama foli edhe për akuzat e Berishës lidhur me incidentin e ndodhur në protestën e djeshme të opozitës ku u lënduan dy persona si pasojë e  konfrontimeve me njëri-tjetrin.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe njëherë marrëveshjen e 17 majit kur ashtu si sot Basha trembej të futej në zgjedhje.

Ai ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se për sa kohë ai të jetë në krye të PD, ajo nuk do bëjë asnjë hap para.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Rama: Në kohën e çadrës mori këngëtar, sot i këndon ky që nuk di të bëjë asnjë punë

1559576087_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama kujtoi nga Mirdita marrëveshjen e 17 Majit të 2017 me liderin demokrat Lulzim Basha

"Në kohën e çadrës e këndonte himnin një këngëtar, sot e këndon ky që nuk di të bëjë asnjë punë. Të gjithë i lanë. E mora për dore i thashë dëgjo ku po shkon. E kupton që edhe një hap, je në greminë. I thashë çfarë do, i thashë merre kë të duash. Drejtësinë, arsimin, burgjet se te burgjet e kanë mendjen gjithë kohës. Këta kanë dhënë edhe leje shtatëzanie për kriminelët", tha Rama.

Ora 18:36
Rama ironizon Bashën: Katër vite drejtoi Tiranën, nuk ndërroi as akrepat e sahatit

Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Mirdita kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se për sa kohë ai të jetë në krye të PD, ajo nuk do bëjë asnjë hap para.

"Ai katër vite drejtoi Tiranën dhe nuk rregulloi as sahatin e Tiranës. Tiranës i ngeli ora për 4 vite ndërsa PD do i ecë ora deri të drejtohet prej tij. Ata kanë frikë nga zgjedhjet se e dinë që humbin, se njerëzit që ata i marrin për budallenj nuk i hanë broçkullat e tyre. Ata dinë ta bëjnë dallimin", tha Rama.

Ora 18:30
'Plaku (Berisha) thotë se janë dhunuar babë e bir'/ Rama: U prezantuan si heronj, por qenë viktima

Kryeministri Edi Rama foli edhe nga Mirdita lidhur me akuzat e rreme që Sali Berisha bëri për dhunë të pretenduar nga policia ndaj dy protestuesve të opozitës.

"Plaku i mban lidhur si tespie dhe pastaj thotë se janë dhunuar babë e bir. Pastaj dalin pamjet që babë e bir kishin shkuar në protestë dhe kishin ngrënë një dru nga huliganët me shufra hekuri. Ky është një shembull se njerëzit me mend nuk duhet të shkojmë më në protestë se do lënë kokën. Plaku i nxori si heronj të demokracisë por ata ishin viktima të dhunës nga një grup njerëzish të marrë fund. Ata janë dembelë të mëedhenj. S'ka pasur Shqipëria njerëz më të paaftë", tha Rama.

Ora 18:26
Rama bën krahasimin/ Kur vijë në Rrëshen para 4 vitesh të dukej sikur do humbje rrugën

Gjatë fjalës së tij në Mirditë, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim të Mirditës para se të merrte drejtimin PS me situatën që ishte më herët

"Nuk është fare e vështirë që secili nga ju të bëjë hesape, si ishte Mirdita para 4 vitesh dhe si është sot. Nëse e shohim me sytë e së ardhmes ka ndryshim, se Mirdita nuk mbaron aty ku mabrojnë zonat ku është ndërhyrë. Kur vijë në Rrëshen para disa vitesh të dukej sikur do humbje rrugën. kur vije këtu nuk kishte asnjë lloj shenje jete të re por vetëm çfarë kishte humbur. Nuk lanë mbrapa asgjë përvec rrënojave të një rruge", tha Rama.

Ora 18:24
Rama në Mirditë: Shqiptarët nuk do të tregohet me gisht se çmendet një grup politik

Kryeministri Edi Rama se bojkoti i zgjedhjeve për teka të një partie politike është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe është e pamundur, anikushtetuese.

"As në Ballkan as në Europë dhe askund në planet nuk ka pasur një parti politike që përveçse i bojkoton zgjedhjet të kërcënojë popullin se nuk do ta lërë të votojë. Kjo është e pamundur. I kanë treguar si njerëz me bisht që nuk bëjnë dot shtet. Shqipëria nuk mund të tregohet me gisht se një grusht njerëzish nuk arrijnë dot të bëjnë zgjedhje sipas kushtetutës se një grup poplitik çmendet dhe kërcënon popullin. Shqiptarët duhet të arsyetojnë si shqiptarë në radhë të parë. Pavarësisht se mund të protestojnë kurrë të mos ia bëjnë atdheut të fëmijëve të tyre këtë gjë. Jemi në fushatë zgjedhjesh me një kundërshtar që nuk do zgjedhjet. Kjo betejë se si do jetë Shqipëria pas 30 qershorit për t;u ndarë nga hienat që e trajtojnë Shqipërinë si një plaçkë për veten. Prandaj dhe iu ka mbirë në majë të gjuhës vjedhja. prandaj sa herë flitet për një punë mendojnë vjedhjen se kështu i kanë bërë punët e tyre", tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LLAPAQEN REXHEP LEKA: 04/06/2019 13:02

    O Edi Rama mos u mer me wc si lyli e krimineli salhe. Po vazhdo përpara e kshu i bën popullin për vete. Populli s'është budalla e ndan të keqen nga e mira. Suksese Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë