Kryeministri Edi Rama në një postim të tijin në rrjetin social “Facebook” ka prezantuar sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, tashmë të rehabilituar e rikonceptuar, duke e konsideruar atë si një mundësi të re për ekonominë vendore.

Këtë shesh ai e konsideron si një frymëmarrje të re dhe hapësirë publike cilësore.

Në këtë postim Rama ka hedhur edhe foto nga ky shesh që u rikonceptua falë projektit që u zbatua në kaudër të ‘Rilindjes urbane”.

Ja statusi që Edi Rama ka bërë në Facebook
“Sheshi qendror dhe Bulevardi i ri me parkun horizontal të qytetit, të transformuar rrënjësisht përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, i kanë dhënë Kukësit një frymëmarrje të re, hapësira publike cilësore dhe mundësi të reja për ekonominë vendore”

sheshi i ri i Kukesit

sheshi i ri i Kukesit

sheshi i ri i Kukesit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)