Rama prezanton Lelin: Në 2016
Vlora më e bukura e Mesdheut

Rama prezanton Lelin: Në 2016<br />Vlora më e bukura e Mesdheut
VLORË - Investimet në 18 muaj qeverisje të majtë për Vlorën nuk do të ndalen, madje vitin e ardhëm pritet që qyteti bregdetar të kthehet në një nga pjesët më të bukura urbane të Mesdheut. Është ky premtimi që kryeministri Edi Rama i dha vlonjatëve, ndërsa prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, mjekun Dritan Leli. Duke listuar projektet e realizuara nga qeveria, shefi i mazhorancës tha investimet në Lumin e Vlorës, zona të lëna në harresë deri më tani, do të zhvillojë turizmin. Rama ishte i shoqëruar nga aleati i tij në qeverisje Ilir Meta, ndërsa u vu re mungesa e kryetarit ne largim të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

meta
 
“Ne jemi të vendosur të ecim në drejtimin duhur dhe ata t’ia lemë historisë. Sot pamë kantierin për “By Pass­in” e Vlorës. Pas kaq shumë vitesh ky kantier është i hapur, 400 vende të reja pune janë krijuar dhe perspektiva është që në vijim të kemi 650 vende pune. Nga ana tjetër kemi kantierin e Trans­-Ballkaniken që më në fund do bëhet realitet dhe do lidhë Vlorën me autostradën, se deri dje ishte katandisur si xhep fals. Për të na kujtuar se kush e qeverisi këtë vend për 8 vite të shkuara duke i lan rrugët rrugëve. Projekti i By Passit u pa nga fillimi sepse nuk përmbushte asnjë standard dhe sillte një dëm të konsiderueshëm mjedisor. Gjithashtu, do të fillojmë brenda vitit projektin për lumin e Vlorës, duke bërë volumin më të madh të investimeve në vend. Rruga e lumit të Vlorës na krijon hapësirë për një zhvillim turistik. Vitin e ardhshëm do të shikojmë një rezultat spektakolar, duke e kthyer Vlorën në një nga pjesët më të bukura urbane të Mesdheut”,­ -u shpreh Rama.
 
rama

Përpos zërave kritikë, tha Rama, Vlora dhe e gjithë Shqipëria janë në drejtimin e duhur. Reformat e marra deri më tani nga qeveria, sipas Ramës kanë qenë të domosdoshme dhe të suksesshme. Kryeministri bëri një batutë kur tha se reformat kërkojnë kohë dhe nuk janë aq të lehta “siç shënon Cristiano Ronaldo ndaj Celtas”.

Ne e dimë që reformat dhe projektet që kemi ndërmarrë janë të vështira dhe kërkojnë kohën e tyre. Por zgjidhja nuk mund të jetë si ato 1, x, 2 e basteve sportive. Nuk janë të lehta siç i bën Ronaldo gol Seltas”, tha Rama

Për të vijuar në rrugin e drejtimit të duhur, siç është edhe slogani i koalicionit të majtë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, Rama kërkoi nga vlonjatet që të votojnë kandidatin Dritan Leli. Edhe Kreu i LSI, Ilir Meta i pranishëm në prezantim, e konsideroi kandidaturën e Lelit fituese në 21 qershor dhe veçoi se sfida e kësaj mazhorance është të dëgjojë qytetarët dhe të përmirësojë shërbimet ndaj tyre. 

“I japim mbështetjen e plotë Dritanit si kryetari më i ri i bashkisë së re. Është e sigurt që duke u bërë pjesë e reformës administrative territoriale dhe duke e miratuar këtë reformë Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka hedhur një hap historik përpara për të çelur rrugën e zhvillimit ekonomik. Dritani do jetë në gjendje ta ktheje Vlorën në drejtimin e duhur dhe të shfrytëzojë potencialet e kësaj zone”­, -theksoi Rama
 
Leli: Të hapim së bashku një stinë të re politike, për ta bërë Vlorën më të bukur
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 21 qershorit, Dritan Leli e vuri theksin tek mjedisi, zhvillimi i të cilit do t’i jepte dinjitet Vlorës. Ndryshimet, theksoi Leli, nuk mund të vijnë pa mbështetjen e qeverisë. Ai foli për një stinë të re politike, kur tha se do të jetë përkrah cdo qytetari vlonjate pavarësisht bindjeve të tyre politike.

leli
Parësore për mua është mjedisi. Nuk mund të ketë dinjitet pa një mjedis dinjitoz. Shumë njerëz unë e di që do më mbështesin në reformën mjedisore. Kjo nuk mund të bëhet e mundur pa mbështetjen e qeverisë, ndaj dhe kryeministri do të na japë mbështetjen e duhur për zhvillimin e Vlorës. Do të jem i gatshëm për të gjithë qytetarët vlonjatë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike sepse unë kam vetëm një qëllim të madh që është të zhvillojmë Vlorën.  Të hapim së bashku një stinë të re politike, mbështetjen e të gjithëve për ta bërë Vlorën më të bukur. Unë kam shpresë sepse në një vend ku njerëzit dinë të kërkojnë duhet të ketë njerëz që dinë t’i dëgjojë ndaj dhe unë di t’i dëgjoj ata”, tha Leli.
 Fjala e plotë e Dritan Lelit


Meta: Do t’i japim tjetër dimension gjithë marrëdhënies së Vlorës, të bregdetit me gjithë Shqipërinë
 
I pranishëm në prezantimin e kandidatit të mazhorancës për bashin e vlorës, Dritan Leli, kryetari i LSI, Ilir Meta përveçse shprehu gjithë simpatinë dhe përkrahjen për kandidaturën e Lelit, shprehu edhe gjithë mbështetjen e tij për të gjitha projektet e Vlorës

Edhe unë dëshiroj të shpreh kënaqësinë më të madhe që marr pjesë në prezantimin e kandidatit të ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’ për Bashkinë e re të Vlorës, të mjekut të mirënjohur Dritan Leli. Me këtë rast shpreh gjithë simpatinë dhe përkrahjen për këtë kandidaturë, por edhe gjithë mbështetjen tonë për të gjitha projektet e Vlorës”, theksoi Meta.
 meta
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se, në 18 muaj të gjithë e ndjejmë që projekte të jashtëzakonshme, “spektakolare”-sicc i quajti Meta, po ndodhin në Vlorë dhe janë projektuar për të ardhmen.

Të tjera janë projektuar për të ardhmen e këtij qyteti, si inaugurimi i By-Passit sot, një rrugë e jashtëzakonshme që do t’i japë një dimension tjetër gjithë marrëdhënies së Vlorës, të bregdetit me të gjithë Shqipërinë. Jam i sigurt që me këtë hapësirë të re që fiton Bashkia e re e Vlorës, bëhet e mundur që të kemi një zhvillim tjetër, që do t’i japë një frymëmarrje tjetër ekonomisë  vlonjate, do t’i japë një perspektivë tjetër gjithë zhvillimit të integruar të kësaj bashkie të re, e cila do të krijojë mundësi punësimi jo vetëm për të gjithë vlonjatët të cilët duan që të punojnë, por njëkohësisht krijon edhe një bazë të fuqishme për një rritje më të shpejtë ekonomike të gjithë ekonomisë sonë kombëtare”, tha më tej Meta.

Në vijim të fjalës së tij, lideri i LSI-së tha se në zgjedhjet e 21 qershorit pritet një fitore shembullore në Vlorë, siç e meriton Vlora dhe e ardhmja e saj.

Absolutisht që Aleanca jonë është një aleancë fitues në të gjithë vendin, por sfida jonë, e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, nuk është thjesht për të fituar, sfida jonë është për të dëgjuar me sa më shumë vëmendje gjithë shqetësimet e qytetarëve, qoftë edhe për këto 18 muaj të qeverisjes së deritanishme, për të lexuar gjithnjë e më mirë sa i takon shqetësimit të qytetarëve për t’u ofruar shërbime më cilësore dhe punësim duke shfrytëzuar tashmë bashkitë e reja dhe kapacitetet e tyre të cilat janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Unë jam i bindur se sfida më e madhe mbetet pastaj përmirësimi i administrimit vendor dhe kuptohet që një bashkëpunim i shkëlqyer i           qeverisë me bashkinë do të bëjë të mundur realizimin në kohë të shumë projekteve që presin qytetarët shqiptarë dhe aq më tepër qytetarët e Vlorës”, theksoi Meta, i cili në fjalën e tij uroi qytetarët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë edhe për 9 majin.

meta

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos