Interesante ishte fakti që për asnjë moment, deri pak minuta se të largohej nga salla, kishk kreu i qeverisë, Sali Berisha nuk i ka hedhur sytë Ramës, i cili po shpaloste programin.
Përkrah tij dhe deputetja Jozefina Topalli tregoi indifirentizmin ndaj programnit të ri të qeverisë, duke u marrë më shumë me telefonin. Ndërkohë që kryeministri i dekretuar, Edi Rama, nisi prezantimin e programit të qeverisë 2013-2017 të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" me një parantezë të rrezikut që kanos lufta globale për mbarë popujt duke shprehur dhe një herë mbështetjen ndaj aleatit të madh të Shqipërisë, SHBA.
Në fjalimin e tij të parë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri theksoi se më 23 qershor, ashtu si në vitin 1992, Shqipëria nuk u nda në dy blloqe, por në një bllok masiv për të vulosur ndryshimin. “Shqiptarët na dhënë për t`i dhënë fund karshillëkut të opozitës. Pasqyra e historisë së re na flet ne fituesve se thellësinë e fitores si në marsin e vitit 1992, nuk e përcaktoi dëshira për ti ndryshuar vendet karrikeve apo kryeministrin dhe ministrat”, filloi fjalimin Rama.
Opozita: Ja pse sot vij të marr detyrën me ndjenjën e një përulje, që ndoshta nuk do e kisha pasur me një fitore normale. Vij i përgatitur për ti thënë opozitës se marr përsipër që të siguroj ato që deri dje ne na u mohua në opozitën, që sot nuk do i mungojë opozitës. Opozita do të jetë pjesë e vendimeve të këtij Kuvendi. Ne do të dialogojmë dhe do të udhëheqim. PD po fillon jetën opozitëre me një kryetar që nuk është deputet, por kryetar Bashkie. A nuk ngjan se mallkimet janë kthyer.
Krimet: Nuk kemi mandat të harrojmë krimet që janë bërë. Nuk do harrojmë qytetarët e vrarë në Gërdec, politikanin e vrarë në oborr, ata të vrarë në bulevard dhe komisarët e vrarë në krye të detyrës. Ne do të krijojmë kushtet që policët dhe prokurorët të bëjnë detyrën e tyre. Mandati nuk na është dhënë për të amnistuar krimet. Mandati na është dhënë për të bërë transparencë të plotë për krimin ekonomik dhe katrahurën e bërë me pronat private, për të mos lejuar që çfarë është bërë keq për vendin të bëhet edhe më keq, në dëm të njerëzve të pambrojtur.
Politika e jashtme: Kryeministri i ri ka premtuar një politikë të jashtme të re, duke e vënë theksin tek zbutja e marrëdhënieve me vendet fqinje, si dhe më shumë angazhim për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe të diasporës.
Legalizimet dhë dëmshpërblimet: Jemi zotuar se do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale brenda këtij mandati. Mjaft e kanë dëmtuar Shqipërinë, është koha ta dëmshpërblejnë publikun. Kjo qeveri do t’ua kërkojë dhe marrë dëmshpërblimin një më një.
Punësimi: Jemi zotuar se do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Do të gdhihemi e ngrysemi në betejën për t’ia dalë dhe jam besimplotë se do t’ia dalim, që Shqipëria e pas katër viteve nga sot, të jetë hapësira e punësimit real jo tuneli i rritjes së papunësisë.
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)