Rama prezanton projektet për Korçën dhe u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni të votojnë pro referendumit

Rama prezanton projektet për Korçën dhe u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni të votojnë pro referendumit

Edi Rama pas mbledhjes se qeverise ne Korce

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Korçë doli në një konferencë për shtyp duke njoftuar vendimet që janë marrë për investimet në nivel qarku. Nga termocentrali në Zëmblak, te investimet në rrugë dhe industrinë përpunuese ishin disa nga projektet që prezantoi kryeministri.

Është në sytë e të gjithëve se cfarë kemi bwrw në Korçë dhe për qarkun. Janë zbatuar 406 projekte në mandatin e parë dhe jemi gati për një paketë të re që bazohet te; turizmi, bujqësia dhe fuqizimin e sektorëve të industrisë përpunuese.

Brenda 2021 synojmë përfundimin e punimeve të gazit, një termocentral që do të ngrihet në Zëmblak që do të furnizohet nga TAP dhe që do të rrisë investimet në zonë. Po përfundon segmenti drejt Pogradecit, po ecën segmenti Qukës-Qafë Pllocë, ku si cdo rrugë e lënë rrugëve kemi hasur në probleme të rëndë lidhur me projektin, duke u detyruar ta ribëjmë dhe të rigjejmë financime për shkaqe objektive.

Në dy vitet e ardhshme do të fokusohemi për ta çuar më tej punën. Kemi një tjetër projekt me rëndësi për liqenin e Pogradecit, aksi Drilon-Tushemisht dhe rrugë të tjera në qark. Korca përfiton edhe nga projekti i 100 fshatrave. Po punohet për zgjatjen e linjës hekurudhore për ta lidhur me Maqedoninë apo investime të tjera. Parku Olimpik do të rrisë më tej fuqinë tërheqëse të Korçës.

Edi Rama

Nesër në Maqedoni do të zhvillohet referendumi për emrin bazuar te marrëveshja me Greqinë. Ndërsa Rama nga Korça u bëri thirrje shqiptarëve në vendin fqinj që nesër të votojë pro.

Nesër është dita kur çdo shqiptar duhet të dalë në votim dhe të votojë për Maqedoninë Europiane, të gjeneratës tjetër të dy popujve që e kanë formuar atë shtet dhe dy anët e të së njëjtës medalje. Kush nuk shkon në votim faktikisht tradhton fëmijët e vet dhe gjeneratën tjetër të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Edi Rama

Nëse referendumi vendos për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë ky shtet do të bëhet anëtari i 30 i NATO-s dhe do të nisë bisedimet në qershorin e 2019-s për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë