Rama prezanton si të ftuar në podcastin e rradhës, vajzën shqiptare që mund të prodhojë ‘ferrarin ballkanas’

Kryeministri Edi Rama në spotin e podcastit të tij të ardhshëm ka prezantuar të renë Arjeta Puca e cila do të jetë e ftuar si bashkëthemeluese e një kompanie që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjeteve të specializuara për mjetet e shërbimit publik.

Gjatë prezantimit të saj, Rama e prezantoi Arjetën si vajzën e cila në të ardhmen mund të prodhojë edhe atë që ai e quajti ‘Ferrarin ballkanas’. Nga ana tjetër, Arjeta e cilësoi diçka të tillë si totalisht të mundshme në të ardhmen, ku Shqipëria mund të prodhojë mjetet e veta nga fillimi i procesit gjer në fund.

Edi Rama: Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se një javë më parë, jam në dispozicion dhe do ishte një nder shumë i madh nëse do më shënoje në kompanitë tënde si hamall, pa pagesë, për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara që Arjeta nuk e di pse e mendova të kuqe, e mendova në fakt të kuqe si “Ferrari from the Ballkans”.

Arjeta Puca: Mund ta prodhojmë komplet me mjetet tona, nga fillimi deri në fund.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 10/05/2023 19:11

    Nje podcast shume interesant ky

    Përgjigju
  • Roni: 10/05/2023 19:09

    Sa mire qe e mbeshtesni

    Përgjigju
  • Dori: 10/05/2023 19:08

    Per tu vleresuar per vullnetin qe paska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!