Kryeministri Edi Rama do të prezantojë ditën e sotme drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. AKU do të drejtohet nga Agim Ismaili, i cili mori detyrën pak ditë më parë, duke zëvendësuar ish-drejtorin Dritan Sejko, që vinte nga radhët e PDIU. 

Ismaili do të prezantohet sot nga kryeministri Rama, ku i pranishëm do të jetë dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. 

Prezantimi do bëhet menjëherë sapo Rama të mbarojë mbledhjen me qeverinë, e cila pritet të nisë në orë 11:00. Ndërkohë, pak më parë përfundoi mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, e cila zgjati rreth dy orë. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com