Afati 100 ditor për ristrukturimin e PS, Rama analizë me Gjiknurin! Takimi një ditë pas mbledhjes prej 6 orësh me kabinetin qeveritar

Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama vijoi analizën sot me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin. Takimi u zhvillua në 'Vila 30', në ish-Bllok. Kujtojmë se Rama kishte lënë një afat prej 100 ditësh edhe për ristrukturimin e PS, ndërsa po ditën e sotme do të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë, ku do të prezantohet platforma e re për "Konsultimin e madh Kombëtar".  

Kujtojmë se kjo platformë është prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s'kanë ç'humbin më ne s'kemi kohë për të humbur”, shkroi Rama dje në Twitter.

Kryeministri Edi Rama prej orës 09:30-15:300 zhvilloi dje një mbledhje me kabinetin qeveritar u analizuan punët e bëra në 3-mujorin e parë të mandatit të tretë qeverisës. Fokusi i kësaj mbledhje ishte pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk munguan edhe analizat për punën e bërë nga ministrat në 100 ditëshin e parë. Mbledhja u zhvillua  pa praninë e mediave në 'Vila 30', në ish-Bllok.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja