Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm dhe profesional, jo më nga administrata apo ministritë

 

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur tenderat me probleme. Ai tha se kështu do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.

“Me tendera kemi probleme se nëse do thonim që janë transparente dhe niveli i drejtësisë që meritojnë të gjithë ne duhet të ishim jo kandidat për BE, por në këmbë për t’u bërë anëtarë të BE, po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministritë ministrinë, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Konferenca e parë Antikorrupsionit, Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm, 'çlirojmë' administratën dhe ministritë


B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave