TIRANE - “Llotoja e kafenetë s’mund të mbetet i vetmi sport për rininë shqiptare”. Me këtë mesazh lideri i opozitës ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për sportin, si një mundësi për t’u shoqërizuar me njëri-tjetrin, dhe për ta bërë sportin pjesë të të jetuarit të këtij vendi.
“Ne e shikojmë këtë investim si një investim për një shoqëri më të shëndetshme nesër. Sporti për të gjithë në të gjitha nivelit. Në çdo shkollë të kemi mësuesit e edukimit fizik, përves klasave sportive të kemi një organizim që të krijojë kushte të rinjve që të mund të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat sportive në shkolla apo universitete, falas”.
Numri një i opozitës vuri theksin në nevojën e ambienteve publike, veç atyre private.
“Është shumë pozitive që të ketë edhe mjedise private, por këto nuk janë të mundshme për të gjithë sepse kushtojnë. Ne duam të ketë krahas tyre edhe ambiente publike, me qendër shkollën, ku për të gjithë të jetë e mundur të organizohen dhe t’i bashkohen sportit”, tha Rama ndërsa falenderoi edhe deputetin Fidel Ylli si kontribuues të rëndësishëm në këtë program.
Rama tha se nisma e Partisë Socialiste dhe përkushtimi për sportin, vjen pasi Shqipëria ka talente të shumtë.
“Nuk do të kishim tërheqje ndaj sportit nëse s’do të kishim parë talente, Shqipëria i ka talentet për t’i promovuar si histori suksesi”, përfundoi kryesocialisti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com