Rama: Progres raporti konfirmon vlerësimin shumë pozitiv të KE për arritjet e qeverisë

TIRANË, 8 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin se progres raporti i Komisionit Evropian, konfirmon vlerësimin shumë pozitiv të KE për arritjet e qeverisë.
Në këtë aspekt, Rama thekoi se, "marrim si inkurajim të fortë vlerësmin e Komisionit se qeveria ka treguar vullnet për të vepruar në mënyrë vendimtare për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Veprimet për të ndaluar trafikun e narkotikëve si operacionet në Lazarat apo Dukagjin, janë hapa konkret n këtë drejtim . Shqipria po ecën me harmonizmin e legjislacionit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar".
Rama shtoi më tej se "rekomanimet e KE përputhen plotësisht me programin dhe vullnetin e qeverisë tonë për ti dhënë fund një hisorie kanceri në sistemin gjyqësor dhe adminsitratën shtetërore që është edhe ajo pjesë e sistemi të trashëguar ndër vite.
Kryeministri Rama gjithashtu ka theksuar se, "5 pikat kyçe do t'i ndjekim edhe me më shumë vullnet edhe me më shumë ritëm". "Jemi të vendosur të mos jemi pjesë e përgjegjësisë së përsëritjes së historisë. Kjo është vija jonë e sjelljes nga dita jonë e parë deri sot. Opozita gjatë periudhës së qeverisjes tonë nuk do të vuajë asgjë që kemi vuajtur ne në opozitë. Dhe ato të drejta që kemi konsideruar se na takonin dje në opozitë, i konsderojmë se I takojnë opozitës sot që jemi në mazhorancë", tha Rama.
Duke folur për bojkotin e opozitës Kryeminstri u shpreh se, "presim që opozita të thotë çfarë mund të bëjmë ne. Kur ne braktisëm parlametin këkonim hapjen e kutive. Një kërkesë konkrete dhe solli braktijsen e parlamentit. Akoma nuk e dimë çfarë kërkon sot opozita, përveç largimit të qeverisë, por këtë nuk ia plotësojmë dot ne, por populli shqiptar që me votë e vendos".
Ndërsa duke folur për reformën në drejtësi dhe se cilit institucion I takon ta drejtojë këtë reform, Kryeministri Rama u shpreh se, "nuk do të grindemi me askëndse kush do të mbajë flamurin. Kemi pjesën tonë të përgjegjësië, që do të thotë se jemi shumicë e votuar, në radhë të parë, besojmë, sepse Shqiëria dhe shqiptarët ishin të mbingopur nga padrejtësitë dhe nga drejtësia që nuk jep drejtësi".
Duke folur për konferencën për drejtësinë e thirrur nga Presidenit i Republikës, Kryeministri tha se, "ajo konferencë e realizuar nga Presidenti ishte frut i bashkëpunimit me ne si qeveri, që ishim përgatitur për ta lançuar si Konference Kombëtare për drejtësinë. Kur kemi marrë vesh që Presidenti ishte duke organizuar një tryezë të tillë, pa partitë politike, por me të gjithë aktorët e tjerë. I kemi kërkuar që të jënë prezent edhe partitë poltike, duke i vënë në dispozicion materialet tona. Ne do të shkojmë sa herë që të na ftojnë".
Vlahutin: Gjithëpërfshire në realizimin e reformave
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin i dorëzoi Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama progres raportin për vitin 2014.
Vlahutin gjatë fjalës së saj tha se reforma gjyqësore, lufta ndaj krimit dhe gjithëpërfshirja në realizimin e reformave është fryma kreysore që përcillet në këtë raport.
Sipas Vlahutin . Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në fushën e luftës ndaj narkotikëve.
"Shqipëria ka dëshmuar vullnet të qartë në luftën ndaj narkotikëve. Ndërhryja në Lazarat dhe zona të tjera problematika janë vlerësuar pozitivisht nga BE-ja"-, theksoi Vlahutin.
Po ashtu ajo bëri të ditur se progres raporti i BE-së evidenton nevojën për bashkëpunimin midis palëve në realizimin e reformave.
"Për të përshpejtuar integrimin e vendit drejt BE-së është e nevojshme gjithëpërfshirja politike në realizimin e reformave. Lidhur me reformat kryefjala, sipas Vlahutin duhet të jetë drejtësia, ndërsa ajo shtoi më tej se duhet punuar edhe në luftën ndaj krimit të organizuar..etj /a.f/f .n/
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë