Rama: Prokurorët dhe gjyqtarët në vend kanë pagat më të larta në rajon, kemi të drejtë të kërkojmë rezultate për njerëzit

Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal tek sistemi i drejtësisë. Rama tha se gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë kanë pagat më të larta në rajon. Kreu i qeverisë shtoi se qeveria ka të drejtë që jo vetëm të japë mbështetje pa rezervë, por edhe të kërkojë rezultate për njerëzit.

'Ka dy vjet që flitet për një grup të ri propozimesh dhe ky grup i ri propozimesh vjen jo nga ne, por nga vetë sistemi i drejtësisë. Ka nisur fillimisht nga disa ndërhyrje racionale të lidhura me SPAK dhe misionet ndërkombëtare për asistencë dhe monitorim dhe më pas është zgjeruar me propozime nga të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë të cilat janë relevante për këtë bisedë sepse mund të përmblidhen si kërkesa për më shumë pushtet, por dhe për më shumë privilegje.

Unë nuk pendohem aspak që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat ministrin e Drejtësisë. 200-300 % për prokurorët dhe gjykatësit. Ndërkohë që rritja e pagave për forcat e armatosura, punonjësit e policisë, mësuesit, mjekët, të gjithë punonjësit është larg të qenit kaq. Nëse ne fatmirësisht kemi nisur t’i afrohemi nivelit të lartë të pagave të rajonit. E dini ju që prokurorët dhe gjykatësit e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon me diferencë me presidentët e rajonit. E kemi bërë të vetëdijshëm për të gjitha arsyet që nuk ndryshojnë. 10 herë të ktheheshim mbrapa 10 herë do ta bënim, por ama kemi detyrën përveçse të drejtën që jo vetëm të japim mbështetje pa rezervë për strukturën speciale, por edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit nga i gjithë sistemi i drejtësisë se nuk janë rritur vetëm për strukturën special.  

Dy vjet pas dyerve nëpër korridoret e institucioneve është krijuar dhe ushqyer perceptimi që e gjitha kjo bëhet për qoka, për influencim dhe deri për kapje të sistemit nga pushteti ynë ekzekutiv. Edhe vetë formatimi ka pasur vonesa të ndjeshme, por edhe problematika të rënda të cilësisë së përbërjes dhe përfaqësimit. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij procesi madhorë nga Kuvendi, komisionet dhe strukturat e ngritura posaçërisht pranë Kuvendit. Për të adresuar nevojën e një strategjie të re që të rriten prurjet në shkollën e magjistraturës, të plotësohen vakancat në një kohë sa më të shpejtë.

Të ruhet cilësia dhe profesionalizmi, por edhe për mënyrën e rritjes së shpejtësisë në hetim dhe gjykim për çështjet e pahetuara ndër vite dhe janë çështje pafund familjesh që kanë të drejtën e tyre të marrin përgjigje. Rritja e aksesit në drejtësi, garantimi i standarteve, zbatimi më i mirë i parashikimeve të ligjeve të reformës dhe zbutja e kostos, se janë kosto gjithë këto mbingarkesa të sistemit që janë në ndryshim e sipër. Nuk janë probleme që ne mund t’ja lejmë në derë të tjerëve sepse ne këtu nuk jemi qiraxhinj, por jemi të zotë shpie që të gjithë së bashku.

Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionin drejtësia evropian dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS, Rama: Përafrimin e 4000 ligjeve me legjislacionin e BE do e bëjmë në kohë rekord me ChatGpt! Na ndihmon Mira Murati! Asamble dhe Kryesi e re në pranverë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat