Rama: Prokuroria detyrën! 
Policia, jo tundim nga paraja

Rama: Prokuroria detyrën! <br />Policia, jo tundim nga paraja
TIRANE – Përballë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, në një takim pas operacionit të Divjakës ku u arrestuan dy trafikantë dhe u sekuestrua një avion si dhe një sasi e konsiderueshme droge, kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht që çdo institucion i pavarur të bëjë detyrën dhe të  mos hedh poshtë punën e vështirë të unfirmave blu, duke liruar kriminelë të vënë në pranga prej tyre.

Kreu i qeverisë tha se është koha që, veçanërisht, Prokuroria dhe Këshilli i Lartëi Drejtësisë të hyjnë në një marrëdhënie të re: Të pavarur nga gjithçka, por jo nga Kushtetuta.
 
“Është ora që prokuroria të hyjë në një fazë të re. Prokuroria duhet të hyjë në një marrëdhënie të re, çdo institucion i pavarur është i pavarur nga cdo gjë por jo kushtetuta.  Është ora që KLD ta bëjë këtë, të bëjë detyrën sepse një popull i tërë po poshtëtoret përditë nga gjykata e gjykatës të cilët e kanë gjënë më të lehtë në botë që të lëshojnë rrugëve kriminelë që ju mezi i kapni”, u shpreh Rama.
 
Suksesi i Policisë së Shtetit tha Rama, nuk varet vetëm nga përpjekja e njerëzve me uniformë, por edhe nga pjesa tjetër që duhet të sigurojë të gjithë veprimtarinë antikrim. Në këtë kontekst ai tha se do të të kalojë në parlament ligji për transformiin e Shërbimeve Inteligjente të Policisë së Shtetit në Byronë Kombëtare të Hetimit, që sipas tij “pa dyshim do ta ngre në cilësi të re marrëdhënien me prokurorinë”

RAMA: POLICIA, ENDE LIDHJE ME BOTËN E KRIMIT,  TË MOS TUNDOHET NGA PARAJA
Kreu i qeverisë tha se ka ende lidhje të policisë me botën e krimit, por pohoi se në këto 9 muaj janë këputur një pjesë e mirë e tyre.  
 
“Çfarë përballje titanike është sot në këto kushte, mes parasë së krimit dhe moralit të shtetit që ende nuk e kemi ngritur ashtu siç duhet sepse për të bërë këtë duhet një kohë objektivisht më e gjatë se 9 muaj dhe që e vetmja gjë që ka për të dhënë sot për trupat e plolicisë është lutja që të qëndrojnë përballë tundimeve marramëndesë të parasë së krimit, të një mjedisi të kriminalizuar ku ka parë rrushi rrushin e është pjekur e fryrë nga paraja e derdhur lumë për të kompromentuar kretj shtetin përmes Policisë së Shtetit. Le të jemi deri në fund të vërtetë me njëri-tjetrin. Detyra e përditshme e Policisë së Shtetit është dyfish e rëndë, duhet të luftojë krimin dhe atë pjesë të vetvetes që është ende e lidhur me krimin. Në më pak se 9 muaj janë këputur hijet e krimit por nuk kemi iluzionin se është ndarë me thikë mes parasë së krimit. Është ende larg së qënit realitet, për këtë arsye ne duhet domosdoshmërisht të konsiderojmë në respekt të çdo polici të thjeshtë që për një rrogë jo mjaftueshmërisht të plotë, të trajtojmë çështjen e implikimit të punonjësve të policisë në linjën e krimit si një problem që s’mund të konsiderohet vecse një krim i rëndë. Në polici nuk ka vend për njerëz më lidhje të dyfishta. Nuk është as 10 vjet më parë, por është më pak se 9 muaj më parë se si ishte e strukturuar Policia e Shtetit. Një pjesë e madhe zyrtarësh të mbullur si një kotec gjigand tek Drejtoria e Përgjitshme, dhe pjesa tjetër e dobësuar e tradhëtuar në terren, komisarë që liheshin njëri pas tjetrit rrugëve si jetimë përballë krimit”, u shpreh Rama.

Rama tha se partnerët ndërkobmëtarë kishin braktisur policnië, për shkak se operacionet dekonspiroheshin nga brenda kupolës së shtetit. “Një polici deri dje me lidhje vendimtare për fatet e operacioneve mu në zemër të kupolës, tha Rama, ndërsa shtoi se “tashmë policia ka rivënë lidhjet e humbura me partnerët.

RAMA: KRENAR QË JEMI QEVERIA E PARË QË U GJOBIT NGA POLICIA
“Jam krenar që jemi qeveria e parë që u gjobit nga policia, çdo ministër duhet të ndihet vërtet i kënaqur që ishte ministër kur policia kapërceu murin e frikës dhe filloi të vinte gjoba për ministra, për zyrtarë të lartë. Një element i rëndësishëm se e dini sa herë ju ka rënë telefoni me ulërima për të larguar policët nga mecedesi X e Y dhe sa herë jeni detyruar t’i thoni policëve ik nga andej” 

Ndërsa për Ministrin e Brendshëm politika nuk duhet të sulmojë policinë, por krimin, ndaj ai kërkoi që të lihen hetimet të vazhdojnë përpara dhe në rastin më të fundit atë të operacionit të Divjakës. Ministri Tahiri u bëri thirrje punonjësve të policisë, që të mos i nënshtrohen asaj që e cilësoi si “pushtet të frikës që kërkon të ngjallë politika”, teksa shtoi se “Drejtësia është më e fortë se padrejtësia dhe shteti është më i fortë se sa krimi.

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama 

TAHIRI: AKUZAT NDAJ POLICISE, SHPIFJE, PO RILINDIM POLICINE
Lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike dhe mbjelljes së kanabisit është në fazën e dytë të saj. Deklarata është bërë një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, gjatë takimit me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Sipas ministrit disa zëra: “Po mundohen të ngrenë pyetje komplikim pas komplikimi, çdo herë përtej kufirit të absurdes, duke dashur patjetër të implikojnë Policinë e Shtetit, institucionet në tërësi, se me demek kemi të bëjmë me një trafik shtetëror të drogës!”. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se: “Po kapim kanabis të mbjellë pa hesap kur shteti dhe kupola drejtuese e Policisë së Shtetit dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme, jo vetëm që nuk e luftonte, por e ndihmonte, në mos e drejtonte sipërmarrjen e drogës”.
 
LUFTË TRAFIKUT TË HASHASHIT 
Gjatë takimit me drejtuesit e policisë, ministri Sajmir Tahiri zbuloi se, është hartuar një strategji për të luftuar drogën dhe kultivimin dhe trafikimit e kanabisit. Sipas Tahirit: “Faza e parë, është kjo që po shihni, lufta kundër hashashit të kultivuar e prodhuar gati për trafikim. Për këtë arsye kemi qenë të fokusuar me të gjitha energjitë, për të mbyllur shtigjet e trafikimit brenda vendit dhe bashkë me partnerët në Itali, Greqi e kështu me radhë”.
 
SEKUESTRO TOKËS SË HASHASHIT
Ministri i Brendëshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se: “Ka disa javë që ka filluar faza e dytë e strategjisë. Në të cilën është parashikuar veprimi i bashkërenduar i Policisë së Shtetit, me pushtetin vendor, shoqërinë civile, komunitetet specifike lokale dhe të gjithë atyre që kanë influenca lokale çdo zonë, dhe që kanë ndikim në parandalimin e kultivimit dhe luftën kundër lëndëve narkotike”. Sipas tij: “Faza e dytë është sigurisht po aq e vështirë, në mos më e vështirë sesa e para, por jemi duke planizuar bashkë me partnerët, një sërë masash radikale të cilat po shqyrtohen, dhe me radhë do t’i bëjmë me dije për publikun, duke filluar nga sensibilizimi dhe veprimi shoqëror, duke filluar me masa ndëshkuese që mund të shkojnë deri te heqja e titullit të pronësisë mbi tokën që mbillet me kanabis”.
 
HETIM PRONARËVE, JO PUNËTORËVE
Policia do t’i vihet pas personave të cilët përfitojnë nga mbjellja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, e jo argatëve, sigurisht duke mos i përjashtuar dhe këta nga përgjegjësia. Sipas ministrit Tahiri, policia është e fokusuar: “Të dënojë rrjetet kriminale, jo argatët e tokës. Ata që nuk janë as në Lazarat, as në parcele toke, por që përfitojnë duke drejtuar apo duke dhënë mbështetje, nga kultivimi dhe trafikimi i lëndës narkotike”. “E gjithë strategjia, mbështetet mbi vetëdijen shoqërore se lufta kundër krimit, nuk është luftë vetëm e policisë, nuk është luftë ekskluzive e shtetit.

Por është mbi të gjitha luftë e shoqërisë në tërësi”, theksoi Tahiri gjatë fjalës së tij.
Për ministrin e Brendshëm: “Policia e Shtetit qëndron në ballë të luftës kundër krimit të organizuar”. Mirë do të ishte që dhe politika të ishte në krah të policisë, por ky nuk është kusht i domosdoshëm. besojmë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka si parakusht pastrimin e radhëve të Policisë nga ata që nën rrobën e policisë, janë mësuar në të kaluarën të bëjnë pazare herë me politikën, dhe herë me krimin”, nënvizoi ministri i Brendëshëm, Gjatë gjatë fjalës së tij. 

Fjala e Plotë e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri

Saimir Tahiri me logo


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç