KORCE- Kryeministri Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Korçës ku përveçse inspektoi punimet infrastrukturore në disa pjesë të qytetit, ftoi turistët vendas e të huaj të zgjedhin këtë qytet për festat e fundvitit. Për të gjithë qytetarët Korça këtë fundviti ka gati një pistë akulli në sheshin e rindërtuar të qytetit.
“Pista e akullit në sheshin e rindërtuar të Korçës që ditën e Krishtlindjeve do të jetë gati për të befasuar turistët”, shkruan kryeministri Rama në diciturën e një fotoje të postuar në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq, kreu i qeverisë ka postuar edhe një foto nga Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në qytetin e Korçës, duke e quajtur një perlë të trashëgimisë kulturore.
“Një perlë e trashëgimisë sonë kulturore Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë e sapo rinxjerrë nga pluhuri i rrënimit”, shkruan kryeministri.

Një tjetër ndalese e kryeministrit Rama në Korçë ka qenë edhe pazari i këtij qyteti.
“Dhe Pazari i Korçës një tjetër perlë e zhytur në rrenim e baltë që është bërë pjesë e kantiereve të Rilindjes Urbane”, shkruan kryeministri.

Në vizitën e tij në Korçë, kreu i qeverisë ka folur edhe për ndërtimin e kullës shumëkatëshe në qendër të qytetit, ku po pohoi së është në dijeni të faktit se ndërtesa ka marrë shumë kritika, veçanërisht nga opozita.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com