Miell insektesh në ushqimet europiane, pjesë në listën e ushqimeve 'të reja', BE miraton shitjen e tij, hyn në fuqi në 24 janar

Miell insektesh në ushqimet europiane, pjesë në listën e ushqimeve 'të reja',  BE miraton shitjen e tij, hyn në fuqi në 24 janar

Foto ilustruese

Nga data 24 janar, aprovuar nga Bashkimi Evropian janë lejuar të konsumohen Acheta domesticus, insektet e padëmshme të shtëpisë. Bashkimi Evropian ka autorizuar tregtimet e tyre në formë mielli. Insektet bëhen ushqimi i tretë i “çuditshëm” i lejuar për konsum në Bashkimin Evropian. Nga korriku i vitit 2021 mund të "shijojmë" shijen e krimbit të verdhë, dhe nga nëntori i vitit të kaluar mund të provojmë njëlloj karkalec migrues, aprovuar nga rregullorja e Bashkimit Evropian për ushqimet e reja në listë. Pas kërpudhave dhe karkalecave, do të hamë edhe insektet.

Më 8 korrik 2020, Komisioni i kishte kërkuar Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore që të bënte një vlerësim për këtë çështje dhe më 23 mars 2022, EFSA miratoi një opinion shkencor mbi sigurinë e pluhurit pjesërisht të çyndyrosur të Acheta domesticus intero. Për një periudhë pesë vjeçare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, 24 janar 2023, në dispozitë është e përcaktuar, vetëm shoqëria Cricket One Co Ltd, e cila autorizohet të vendosë ushqimin e ri në tregun e Unionit.

Bashkimi Evropian ka miratuar përdorimin e këtij mielli në ushqime si buka, picat, salcat,biskotat, çokollat etj

Rregullorja e BE-së për “ushqimet e reja”

Tregtimi i insekteve për ushqim është bërë i mundur në Evropë me hyrjen në fuqi të rregullores së BE-së për “ushqimet e reja” më 1 janar 2018, e cila lejon që insektet të njihen si ushqime të reja dhe si produkte tradicionale nga vendet e treta. Për momentin, BE-ja ka autorizuar tashmë për shitje, si ushqim për të sjellë në tryezë, përveç insekteve shtëpiake (Acheta domesticus), larvën e verdhë të miellit (Tenebrio molitor) dhe karkalecin migrator.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale