TIRANE- “I besojmë mosbesimit”, kështu titullohet libri i cili vjen për lexuesit shqiptar nga Ivan Krastev. Eksperti i politikës ballkanike ngre pyetjen: A mund të mbijetojë demokracia kur ne nuk u besojmë liderëve tanë? Drejtori i Institutit të Medias, institucionit që ka botuar librin e politologut bullgar, e cilëson këtë libër si një reflektim për demokracinë.
Në këtë libër autori e ka fjalën jo për demokracinë si ideal, por si bashkësi institucionesh.
“Mosbesimi në qeverisje po penetron në të gjithë vendet e botës me përjashtim të disa shteteve, unë shtroj pyetjen pse dhe a është diçka pozitive. Mendoj se mosbesimi është diçka shumë e mirë për demokracinë, sidomos për shtete të cilat i kanë besuar për shumë kohë qeverisjeve. Por nga ana tjetër, nëse vazhdojmë t’i trajtojmë politikanët si kriminelë atëherë do të përfundosh duke pasur politikanë kriminelë. Ky libër dëshiron të diskutojë me ata njerëz që mendojnë se transparenca e politikanëve është e mjaftueshme. Nuk ka gjë më të dyshimtë se transparenca. Sa më transparentë të jenë politikanët tanë, aq më tepër teori konspirative ndërtohen”, u shpreh autori Ivan Krastev.
Në prezantimin e librit gjatë kësaj të enjte në ambientet e Institutit të Medias mori pjesë kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të tij, personalitete të artit dhe të kulturës.
Kush është Ivan KrastevIvan Krastev është president i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, Bullgari dhe "fellow" i përhershëm në Institutin e Shkencave Humane në Vjenë. Në 2008, revista "Foreign" Policy e përfshiu në listën e 100 intelektualëve publikë me më shumë influencë në botë. Krastev është një njohës i thellë i cështjeve ballkanike dhe sidomos i marrëdhenieve të Rusisë me Perëndimin.
"I besojmë mosbesimit" u botua vitin e kaluar fillimisht në SHBA. Libri është një refleksion i gjatë i autorit rreth asaj që shumë njerëz e konsiderojnë si kriza e demokracisë sot në botë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7945
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15