'Reformën në Drejtësi nuk e bëri Amerika por PS', Rama: Të forcojmë kontrollin brenda qeverisë për të kapur duargjatët

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së zgjeruar të PS në Fier, ku ndër të tjera foli edhe për Reformën në Drejtësi duke theksuar se është Partia Socialiste ajo që e ndërmori këtë nismë dhe pati mbështetje nga SHBA dhe partnerët strategjikë.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se PS ka kapur SPAK-un, Rama tha se nëse diçka e tillë do ishte e vërtetë atëherë nuk do kishte asnjë të arrestuar apo të hetuar nga rradhët e socialistëve.

‘’Nuk është Amerika që bëri Reformën në Drejtësi. Është PS që e bëri dhe gjeti një mbështetje massive të aleatëve strategjikë. Reforma nuk bëhej dot pa mbështetjen e tyre. Por tjetër është ta udhëheqësh reformën dhe tjetër gjë ta mbështesësh.

Ne sado të zotë të ishim do e kishim të pamundur të sillnim në sallën e Kuvendit gjithë ata kreshnikë që do I hapnin rrugë Amerikës po nuk do e votonin reformën në drejtësi që mbanin kokën poshtë sikur u ishin ujitur pak pantollonat.

Po kaq e pavërtetë është që e kemi kapur ne drejtësinë. Një qeveri, një kryeministër që do të kapë drejtësinë, do e bënte që mos t’i kapnin askënd. Kjo reformë në drejtësi ka filluar por do të mbetet në vijimësi për të gjithë, sepse është e pakthyeshme. Jo të gjitha gjërat janë perfekte, por kjo është rruga. Vizioni mund të jetë i plotë dhe qëllimi I ndershëm pork jo është një rrugë ku nuk je vetëm. Ka rrëzime, ka ringritje dhe e njëjta gjë vlen dhe për drejtësinë’’-tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se duhet që pushteti ekzekutiv të forcojë kapacitetet e brendshme për të kontrolluar dhe ndëshkuar personat që shpërdorojnë detyrën e tyre.

‘’Ne duhet të forcojmë kapacitetet e brendshme të qeverisë për ta kontrolluar shumë më tepër dhe shumë më në qelizë veprimtarinë në mënyrë që goditja e së keqes të mos jetë vetëm ekskluzive e SPAK. Nuk ka nevojë të presim SPAK për t’i vënë gishtin një drejtuesi të një institucioni që e ka marrë vesh gjithë lagjia që e ka dorën e gjatë’’ – shtoi Rama.

Sa i takon hetimit dhe arrestimit të zyrtarëve të lartë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është vetëm fillimi i fundit të tyre dhe shtoi se do të jetë e afërt dita kur vatrat e krimit të organizuar në Shqipëri të shuhen. 

‘’Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë''- tha kreu i ekzekutivit. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS, Rama foli edhe për politikat sociale në vend, duke theksuar se nuk do të ket1% rritje të taksave madje, do të rishikohet taksa për rrogat e nivelit të lartë. Ndërsa lidhur me arsimin, bëri thirrje që prindërit t'i orientojnë fëmijët e tyre më shumë drejt arsimit profesionale sesa drejt universiteteve në rastet kur nuk kanë notë mesatare të lartë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Arrestimet e zyrtarëve të lartë nga SPAK, Rama: Vetëm fillimi i fundit! Do të shuhen vatrat e krimit të organizuar

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimet e nivelit të lartë që SPAK ka kryer, duke u shprehur se këto janë vetëm fillimi i fundit për këta persona. Ai e konsideroi Reformën në Drejtësi si një luftë pa kthim duke thënë se në fund shteti do të fitojë. 

‘’Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë.

Këtë luftë që e kemi filluar do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe. Mbi toka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta’’- u shpreh kryeministri.

Duke folur për mekanizmat e tjerë që mund të ndërmerren për të luftuar korrupsionin, Rama tha se është i nevojshëm forcimi i kapaciteteve të brendshme të pushtetit ekzekutiv në mënyrë që të jetë në gjendje të kontrollojë personat që tentojnë të shpërdorojnë detyrën. 

‘’Ne duhet të forcojmë kapacitetet e brendshme të qeverisë për ta kontrolluar shumë më tepër dhe shumë më në qelizë veprimtarinë në mënyrë që goditja e së keqes të mos jetë vetëm ekskluzive e SPAK. Nuk ka nevojë të presim SPAK për t’i vënë gishtin një drejtuesi të një institucioni që e ka marrë vesh gjithë lagjia që e ka dorën e gjatë’’ – shtoi Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për ‘kapjen’ e SPAK-ut nga qeveria, Rama tha se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë atëherë nuk do të kishte persona nga rradhët e socialistëve që do të shkonin në burg, por faktet tregojnë të kundërtën.

Ora 17:10
Rama në Fier vë theksin tek arsimi profesional: Mungesa e specialistëve alarmante! Apel prindërve: Fëmijët me 5 e 6 mos i çoni në Universitet, jepini zanat

Partia Socialiste mblodhi sot pasdite Asamblenë e Zgjeruar në Fier ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama i cili premtoi që të çojë pagën mesatare 900 euro dhe vuri theksin tek arsimi profesional.

"Që ne të bëjmë kapërcimin historik që kemi marrë përsipër që në 2030 të kemi Shqipërinë një vend kampion absolut për turizmin eksportet bujqësore, dixhitalizimin ne duhet me patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Mungesa e specialsitëve dhe njerëzve të zanatit është alarmante.

Është e kotë, pa lidhje, ua them të gjithë prindëve që kanë fëmijë në shkollë e shkojnë në gjimnaz me 5, 6 e 7 dhe që rrinë atje e këmbëngulin për ti çuar në univeristet për ti dhënë fëmijës një rrugë që me shumë gjasë nuk do e nxjerrë asgjëkundi, ndërkohë që mund të marrë një zanat dhe nga ai mund të krijojë biznesin e vet e të bëhet sipërmarrës’ tha Rama.

 

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje